Aktualitet

FOTO/Vaksinimi në Shkodër,Vasili:Pa doreza si talebanë,injorancë mjekësore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:00 - 16/02/21 |
Semiljana Azizi

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka ndarë me ndjekësit e tij ditën e sotme një foto nga vaksinimi në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër.

Në foton e publikuar nga Vasili duket se të moshuarve po u injektohet doza e parë e vaksinës, pa doreza nga ana e infermieres, teksa ai e paralelizon me një foto të shkrepur jashtë shtetit.

Sipas Petrit Vasilit ky lloj vaksinimi është si talebanët dhe e konsideron një sharlatanizëm mjekësor. Ai shton gjithashtu se Rama po i vret çdo ditë shqiptarët me pandeminë ndërsa në shëndetësi nuk ndërtoi asgjë gjatë qeverisjes së tij.

STATUSI NGA PETRIT VASILI

Shendetesia talebaneske e Edvin Rames!
Injorance dhe sharlatanizem mjeksor, kunder cdo rregulli mjeksor!
Kulmi: Vaksinojne pa doreza si talebanē sot ne Shkoder me kryeshkollepakun perballe!!
Ketij papagalli, qe ka turp edhe nga emri i tij, te cilin e nderroi dhe qe nuk ndertoi asgje me shendetesi, i duket normal cdo antimjeksi dhe antishkence, qe rrezikon shendetin e njerezve.
I vrau dhe po i vret shqiptaret cdo dite me pandemine dhe eshte thjesht nje i pashpirt.Rrofte propaganda!/Opinion.al

Pas