“Nëse mbijetojmë këtë dimër dhe do ta bëjmë, Ukraina patjetër do ta fitojë këtë luftë”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, javën e kaluar.
Në një përpjekje për të detyruar Ukrainën të negociojë, javët e fundit Rusia është përpjekur të shkatërrojë infrastrukturën energjetike të vendit me një seri sulmesh masive. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s akuzoi Vladimir Putinin për përdorimin e kohës së vitit si një armë lufte kundër Ukrainës.
Tani, me paralajmërimin e autoriteteve të Ukrainës për ndërprerjet e energjisë elektrike gjatë muajve të ardhshëm, miliona njerëz përballen me makthin e atij që pritet të jetë dimri më i vështirë në historinë e vendit që nga Lufta e Dytë Botërore./Opinion.al
View this post on Instagram