Kronikë

Foto/Udhëtonte me një person pa patentë, aksidentohet efektivja e policisë Anisa Kostani



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:23 - 25/01/23 |
Opi Nion

Një aksident u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës në afërsi të kopshtit botanik, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Mësohet se një nga personat e aksidentuar ka qenë efektivja e policisë së Elbasanit, Anisa Kostani. Sipas Klan News efektivja ishte pasagjere në një makinë që drejtohej nga Kristofor Duka, i cili ishte pa patente.

Automjeti i tyre u përplas fillimisht me një tjetër automjet, e më pas me trafikndarësen. Si Kostani ashtu dhe Duka u dërguan në Spitalin e Traumës, ku sipas gazetarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se Anisa Kostani, në gusht të 2022 u pezullua nga detyra pasi përdori gjuhë fyese ndaj gazetarëve dhe medias në rrjetet sociale. Ajo u rikthye në detyrë vetëm një muaj pas pezullimit.

Pas