Aktualitet

Arrestimi i McGonigal/Gjiknuri:S’mund të bësh fajtor Ramën që ka takuar një zyrtar të FBI



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:42 - 25/01/23 |
Opi Nion

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka komentuar lajmet e publikuara në mediat ndërkombëtare lidhur me zyrtarin e lartë të FBI të arrestuar nga drejtësia amerikane, Charles McGonigal, dhe takimet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se akuzat janë tymnajë nga opozita e vendit për të sfumuar faktet e reja që kanë dalë për vrasjen e katër protestuesve të 21 janarit.

“Nisur nga faktet dhe çfarë kemi lexuar në atë dokument i cili i thotë të gjitha. Së pari kjo është një tymnajë e ngritur nga opozita për të sfumuar faktet e reja që kanë dalë në lidhje me 21 janarin. Ngrihet një problem tjetër që gjoja ka më shumë rëndësi se vrasja e qytetarëve të pafajshëm. Së dyti mendoj se drejtësia amerikane e ka zbardhur atë çështje.

Zyrtari në fjalë, ka qenë njeri shumë i rëndësishëm, akuzohet për lidhje të tij me pagesa të një oligarku rus dhe nuk ka lidhje me ngjarjet e Shqipërisë, takimet që përmenden nuk faktojnë krime të kryera nga autoritetet shqiptare, përkundrazi ka pasur thyerje etike nga ana e tij për mospërmendjen e takimeve. Sa i takon Nik Muzinës, rasti i tij është nënshtruar drejtësisë amerikane dhe askush se ka hedhur poshtë që paratë e marra nga zotëria në fjalë kanë origjinë ruse.

Në vetvete problemi ka të bëjë sesa drejt e ka zbatuar detyrën një zyrtar i lartë amerikan në lidhje me interesat e SHBA. Këtu s’mund të bësh fajtor kryeministrin që ka takuar një zyrtar të lartë të FBI, kur çdo zyrtar i lartë do ta takonte. Mos të ngatërrojmë dosjen e provuar të Muzinës, me çështje të tjera. Ky lajm ka rëndësi për Amerikën dhe jo për Shqipërinë”, u shpreh Damian Gjiknuri.

Pas