Aktualitet

FOTO/ U shemb nga përmbytjet, FA nis punën për ndërtimin e urës në Lezhë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:24 - 10/01/21 |
Semiljana Azizi

Xhenierët e Komandës Mbështetëse kanë nisur punën për rindërtimin e urës së Kalivaçit në bashkinë e Lezhës pas shembjes së saj.

Njoftohet se ura u shemb nga prurjet e shumta të shiut në ditët e fundit duke izoluar rreth 1500 banorë të fshatrave Kalivaç, Ungrej, Kashnjet, Vig e Kastër. Ura pritet të jetë 21 metër e gjatë dhe bëhet me dije se është e tipit “bailey”. Ajo frekuentohet jo vetëm nga banorët e 5 fshatrave por veçanërisht edhe nga nga nxënësit e 5 shkollave 9-vjeçare në zonë.

Menjëherë pas mbushjes së krahut të dëmtuar, xhenierët e FA do të nisin montimin e urës./Opinion.al

Pas