Aktualitet

Foto/ U përplas me makinën, humb jetën 54-vjeçari shqiptar në Greqi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:25 - 19/08/22 |
Opi Nion

Një aksident automobilistik i mori jetën një 54-vjeçari shqiptar mesditën e sotme në qendër të Selanikut në Greqi.

Sipas mediave greke, 54-vjeçari i cili ishte duke udhëtuar me motoçikletë është përplasur me një makinë.

Si pasojë e plagëve të rënda të marra gjatë përplasjes, 54-vjeçari shqiptar ka pësuar atak kardiak.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ambulanca dhe policia greke.

54-vjeçari është transferuar në gjendje të rëndë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk arriti të mbijetonte.

Identiteti i 54-vjeçarit shqiptar nuk është bërë ende publik nga autoritet greke./Opinion.al

 

Pas