Kryesore

Foto/Stuhi e fuqishme në Greqi, ndërrojnë jetë dy persona


               Publikuar në : 08:25 - 25/11/19 |
xhu lia

Stuhia, e  cila ka goditur Greqinë gjatë të dielës që lamë pas ka shkaktuar deri tani dy viktima. Sipas mediave greke viktimat ishin duke lundruar me një varkë me vela, e cila u përmbys në Antirio.

Stuhia ka shkaktuar dëme të shumta materiale si dhe shumë zona janë përmbytur. Shumë shkolla, kopshte dhe çerdhe do të qëndriojnë të mbyllura disa orë, ndërkohë që në Korinth dhe Athinë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Gjithashtu probleme të shumta janë shfaqur edhe në rrugë, ku shumica janë të bllokuara si pasojë e nivelit të lartë të ujit, përfshirë këtu edhe autostrada Korinth-Athinë./Opinion.al/

Pas