-Jetë dhe Stil

Foto/Piloti krijon simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:52 - 11/04/20 |
Opi Nion

Në këto ditë të vështira, ku qytetet më të mëdha të globit janë të mbyllura dhe linjat e fluturimeve krjetësisht të reduktuara, një pilot i linjës Zyrih-Prishtinë ka patur një ide të veçantë.

Ai ka fluturuar mbi qiellin e kryeqytetit të Kosovës duke krijuar në harkun e tij të fluturimit, një zemër, si shenjë mbështeteje dhe solidariteti lidhur me situatën e krijuar. Ka qenë Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës (ASHNA), që përmes një postimi në rrjtet sociale ka publikuar edhe imazhin që fluturimi i ka avionit a lënë në radarët e tyre. .

“E jashtëzakonshme në Hapësirën Ajrore të Republikës së Kosovës! Sot më kërkesë të pilotit dhe me miratim të kontrollorit të trafikut ajror, aeroplani i kompanisë Chair në linjën Cyrih – Prishtinë bëri simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës si shenjë përkrahjeje për vendin tonë në këto momente të vështira për gjithë në, si rrjedhojë e virusit COVID-19”, thuhet në njoftimin e Agjencisë./Opinion.al

Pas