Aktualitet

Foto/ PD denoncon disa raste të votimit familjar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:00 - 06/03/22 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka denoncuar disa raste të votimit familjar.

Fotot e publikuara nga PD-ja janë kryer në Qendrën e Votimit  1554 në Kuç të Vorës. Kujtojmë që në Vorë votimi kryhet në mënyrë elektronike.

 

Ndërsa fotot e mëposhtme të votimit familjar i përkasin Qëndrës së Votimit në Marikaj.

Për këto shkelje të publikuara nga PD ka reaguar dhe kryekomisionieri, Ilirjan Celibashi i cili është shprehuar se rastet do të verifikohen.

“Kemi patur raportime nga përfaqësues të PD që në disa QV është vërejtur fenomeni i votimit familjar. Ligji e ndalon votimin familjar. Do verifikohet nëse ky votim familjar ka qenë për rastin kur për shkak të moshës, apo për arsye të tjera, objektive, shëndetësore kryesisht, votimi është asistuar, apo jem në rastin kur dikush ka marrë anëtarët e familjes dhe ka votuar për llogari të tyre dhe ka bërë ai zgjedhjen. Nëse ka votim familjar nuk është dështim i KQZ, por është një çështje që duhet të adresohet. Nuk e di sa masiv është ky problem”, tha Celibashi.

Pas