InstaBIZ

Foto/Partneri i Jennifer Lopez e surprizon edhe kur nuk ndodhet afër saj


               Publikuar në : 08:28 - 16/09/19 |
xhu lia

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez ka realizuar prodhimin e saj më të fundit kinematografik me titulli “Hustlers”.

Pak ditë pas premierës të tij Lopez ka festuar me kolegët realizimin këtij filmi, i cili që në ditët e para po pritet me sukses.

Lopez është surprizuar me një tortë gjigande e zbukuruar me imazhe striptistesh dhe emrin e filmit. Por duket se këngëtarja surprizën më të bukur e ka marrë nga partneri i saj Alex Rodriguez

Ndonëse nuk ndodhej në festë ai i ka dërguar J.LO-së një tortë me emrin e filmit dhe krahas tortës ka shkruar  një pusullë.

“Zemër urime për ‘Hustlers’. Jam shumë krenar për ty! Më pëlqen të eci me energji në jetë së bashku me ty. Të dua, Macho”,-përfundon urimi i tij.

Filmi “Hustlers” bazohet në një histori të vërtetë të vitit 2015 dhe krahas Jennifer Lopez në të interpretojnë Constance Wu, Cardi B, Lili Reinhart, Julia Stiles dhe Keke Palmer./Opinion.al/

Pas