Aktualitet

FOTO/ Operacioni anti-kanabis në Krujë, Ardi Veliu kontrolle në një banesë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:15 - 29/05/21 |
Opi Nion

Vijon operacioni anti-kanabis në qytetin e Krujës, ku në terren kanë zbritur edhe krerët më të lartë të Policisë shqiptare.

Në fotot e mëposhtme dallohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj, drejtor i Policisë Kriminale, të cilët kryejnë kontrolle në terren.

Në njërën prej fotove duket edhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, teksa futet për kontroll në një banesë.

Operacioni është paralajmëruar më herët nga Guardia di Finanza pas kontrollit me dronë që kishte kryer. Bëhet me dije se është arritur të sekuestrohet lëndë narkotike teksa janë shoqëruar mbi 10 persona./Opinion.al

Pas