Aktualitet

Foto/Nisma Pacolli, ish-presidentët shqiptarë në Hagë për të mbështetur krerët e UÇK



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:22 - 28/09/22 |
Opi Nion

Tre ish-presidentët e Shqipërisë Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Bamir Topi, si dhe ish-Kryeministri Pandeli Majko, do të vizitojnë në Hagë ish-krerët e UÇK-së.

Ish-presidentët shqiptarë pritet të takohen me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimi dhe të tjerët, që si ish-krerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim nga Haga.

Kjo është një nismë e marrë disa ditë më parë nga ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli,i cili do të jetë pjesë e kësaj vizite.

Qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë. /Opinion.al

 

Pas