Ditën e djeshme (14 maj) është çelur zyrtarisht sipari i edicionit të 72-të të festivalit të Kanës.
Në hapjen e këtij festivali ku për 10 ditë deri më 25 maj do të prezantohen prodhimet kinematografik më të vlerësuara në glob kanë parakaluar shumë yje të kinemasë.
Disa prej tyre si Eva Longoria, Selena Gomez apo Juliane Moore kanë shkëlqyer në tapetin e kuq të këtij festivali me veshjet e tyre tejet elegante./Opinion.al/