Gjatë pritjes së Kancelares gjermane Angela Merkel nuk kanë munguar as momentet pikante.
Mediat kanë kapur dy prej tyre të cilat kanë ndodhur që në fillim të takimit.
Në momentin kur eskorta e Merkel mbërriti në oborrin e Pallatit të Brigadave ku e priste kryeministri shqiptar Edi Rama, truprojës që duhet të hapte derën e makinës, iu bllokua dera. Edhe pse truproja tentoi disa herë, dera kishte ngecur dhe u hap vetëm pas disa sekondash dhe forcës së ushtruar.
Ndërkohë momenti i dytë pikant ishte kur Kancelarja Merkel ‘refuzoi dorën’ e kryeministrit Rama.
Teksa kryeministri i ka zgjatur dorën, Merkel i ka drejtuar grushtin për tu përshëndetur sëbashku. Një mënyrë takimi kjo e ardhur me përhapjen e pandemisë./Opinion.al