-U tha në Opinion

Foto me Enver Hoxhën? Berisha: Ishim në një ditëlindje, por…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:01 - 09/12/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar rrethanat e fotos që po qarkullon në rrjetet sociale, ku ai shihet pranë diktatorit Enver Hoxha.

Berisha shpjegoi në emisionin “Opinion” se kurrë nuk e ka takuar personalisht diktatorin, por fotoja është bërë gjatë ditëlindjes së Liliana Hoxhës, e cila ka qenë në atë kohë drejtore ekzekutive e revistës “Shkenca dhe Jeta”, ku ish-kryeministri ishte anëtar bordi.

“Pyetja e fotografisë është shpjeguar qartësisht nga ish-mjeku i Enver Hoxhës dhe miku im Isuf Kalo. Nëse sheh intervistën time, ai që po drejton sot emisionin (Blendi Fevziu) më ka pyetur:  A e ke takuar personalisht Enver Hoxhën? Jo i them unë, se personalisht nuk e kam takuar kurrë. Po them ekzakt atë që tregon fotografia. Kemi qenë në një ditëlindje, që mesa di unë e Liliana Hoxhës, e cila ka qenë në atë kohë drejtore ekzekutive e revistës “Shkenca dhe Jeta” dhe unë kam qenë bashkëpunëtor dhe anëtar bordi i kësaj interviste. Nëse një takim kolektiv quhet personal, merreni, unë e kam sqaruar dhe herët e tjera, por unë nuk kam mohuar që unë kam patur miqësi me djalin e tij të vogël dhe të shoqen e tij. Kjo është fotografia”,-tha Berisha./Opinion.al

Pas