Një pemë e madhe është rrëzuar këtë paradite në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Sikurse shihet edhe në këtë foto të dërguar në Opinion.al, pema ka bllokuar një sipërfaqe të konsiderueshme në zonën përpara Spitalit Pediatrik. Nuk dihen shkaqet e rrëzimit të pemës, por për fat të mirë nuk raportohen dëmtime./Opinion.al