Politikë

Greva e naftëtarëve / Rama: Deri tani nuk kemi zgjidhje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:58 - 13/10/20 |
Opi Nion

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në konferencën e mbajtur ditën e sotme i pyetur nga gazetarët ka folur në lidhje me grevën e naftëtarëve, e cila po vazhdon prej 16 ditësh. Ai ka theksuar se bëhet fjalë për një marrëdhënie kapitaliste, jo një marrëdhënie me shtetin, ndërsa ka nënvizuar se po bën gjithçka për një zgjidhje por që deri tani nuk e ka gjetur.

Kjo është një marrëdhënie kapitaliste, nuk është një marrëdhënie me shtetin. Për sa më takon po bëjmë gjithçka për një zgjidhje por deri tani nuk e kemi zgjidhjen. Nuk kemi mundësi të zgjidhim atë problem nëse nuk kemi një fuqi që e merr përsipër nga pikëpamja private. Të gjitha çfarë kemi bërë kanë qenë përpjekje ekstra për të ndihmuar ata njerëz. Nëse nuk do t’i kishim ndihmuar siç i kemi ndihmuar nuk do gjendeshin në këtë situatë pas 7 vitesh por do kishin 7 vite në këtë situatë. Unë i mirëkuptoj plotësisht dhe nuk ka nevojë t’i them me fjalë ndjenjat që kam për shqetësimin e tyre sepse e kam shqetësim vetë. Po bëjmë çdo përpjekje, por format e tilla të protestës nuk janë të nevojshme për mua sepse nuk kam nevojë të shoh njerëzit në grevë për të luftuar për interesin e tyre dhe për të gjetur zgjidhje për ta. Është e drejta e tyre të bëjnë grevë por nëse e bëjnë që të sensibilizohem unë, është një mundim krejt i panevojshëm sepse unë jam plotësisht i sensibilizuar. Nuk do jap detaje por me ndihmën e Zotit ndoshta e zgjidhim shpejt dhe pastaj do të jap të gjitha detajet dhe përgjigjet për xhagajdurët që i nxisin dhe i mbajnë në atë grevë”, tha Rama.

Pas