Kronikë

Hakmarrja që u mbulua si aksident, lihet në burg 41-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:31 - 13/10/20 |
Al Do

Hakmarrja ka lënë në burg Myslym Istrefin. Gjykata e Durrësit ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të lënë në “arrest me burg”, 41-vjeçarin që aksidentoi për vdekje dy ditë më parë Shaqir Estrefin.

Ngjarja u raportua fillimisht si një aksident ku një shtetas nën efektin e alkoolit kishte përplasur një këmbësor duke i marrë jetën.

Myslym Istrefi u vu në pranga për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” por hetimet e mëtejshme zbuluan një tjetër panoramë për krimin.

Autori dyshohet se ka goditur viktimën për motive hakmarrjeje, pasi babai i viktimës në vitin 2006 ka vrarë babain e Myslym Istrefit.

Shaqir Estrefi, babai i 4 fëmijëve, kishte vetëm 3 ditë që ishte kthyer nga Italia ku qëndronte si emigrant.

Prania e tij në fshatin Romanat të Durrësit ka rënën në syrin e Myslym Istrefit, i cili ende e konsideronte hasëm për shkak të konflikteve të mëparshme.

Ditën e krimit, Myslym Istrefi është ulur në një lokal dhe ka konsumuar alkool. Ai është dehur dhe gjatë kësaj kohe ka mbajtur në vëzhgim lëvizjet e Shaqir Estrefit. Sapo ky i fundit është drejtuar në rrugë për të shkuar në banesë, prapa tij ka shkuar me makinën tip “Fiat Uno” Myslym Istrefi, i cili e ka goditur me shpejtësi duke e lënë të vdekur në vend Shaqirin. /Opinion.al

Pas