Dy vikitmat e ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku Diritan Muskurti 44 vjeç dhe Nora Muskurti u vranë me armë zjarri në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë.
Autori i ngjarjes së rëndë është vëllai i 44-vjeçarit Hamza Muskurti, i cili njihet dhe me emrin Arsen Muskurti.
Shkaqet e ngjarjes së rëndë momentalisht nuk dihen. Dyshimet e para janë se bëhet fjalë për një konflikt familjar që vijonte prej kohësh. Aktualisht policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.