Kronikë

FOTO/ Kush është personi që u arrestua për vrasjen e dyfishtë në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:52 - 10/11/20 |
Al Do

Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e Klajdi Dokolit, personi që dyshohet i përfshirë në vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan, 8 vite më parë.

Ndaj 28-vjeçarit, Dokoli është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim”. Sipas policisë ai dyshohet se në bashkëpunim me Jorgo Lekun kanë vrarë babë e bir në banesën e tyre në 15 korrik të vitit 2012.

Leku është u arrestua disa kohë më parë në Greqi pasi ishte shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

Klajdi Dokoli dyshohet se është njeri i afërt me fisin Çapja në Elbasan. Emri i tij doli në dritë pas dëshmive të bashkëpunëtorit të drejtësisë Ervis Bardhi.

Ervis Bardhi, i penduari i policisë ka përmendur emrin e Klajdi Dukolit si person që përpara vrasjes, deri në momentin e kryerjes së saj ka qenë në rolin e informatorit dhe vëzhguesit, në emër të familjes Çapja.

Ervis Bardhi dhe Etjen Cani dyshohet se kanë qenë personat e vetëm që kishin akses për të hyrë tek familja ku edhe u realizua vrasja. Etjeni Cani nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.

Për këtë ngjarje është arrestuar më parë edhe Florenc Çapja, por ai u la i lirë për mungesë provash. /Opinion.al

Pas