Aktualitet

FOTO/ Kush është pedagogu 35-vjeçar që humbi jetën sot në aksident


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:42 - 08/05/21 |
Opi Nion

Fitor Ollomani është 35-vjeçari i cili humbi jetën ditën e sotme në aksidentin tragjik, që ndodhi në aksin rrugo Milot-Morinë.

Sipas informacioneve bëhet me dije se Ollomani ishte inspektor pranë zyrës Arsimore në Kukës dhe punonte si pedagog i jashtëm në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan, ku ishte i specializuar për lëndët e gjuhësisë.

35-vjeçari ishte duke udhëtuar së bashku me bashkëshorten në drejtim të Tiranës në momentin që ka ndodhur aksidenti. Mjeti që drejtohej nga Ollomani është përplasur nga një automjet tip “Benz”.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona, mes tyre edhe bashkëshortja e pedagogut. Ata janë dërguar për në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar./Opinion.al

Pas