Kreu i PD, Sali Berisha, ka publikuar foton e te riut 32 vjeçar që ndërroi jetë pas shoqerimit nga Policia ne Komisariatin numer 3.
“Ky eshte i riu 32 vjecar Laer Kurti qe xhelatet me uniforme i moren jeten! Vrasje shteterore e bandave Rama – Çuçi. sb”, shkruan Berisha.
Më herët policia bëri me dije se në momentin kur është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, Kurti ka filluar të shfaqë probleme shëndetësore. Më pas sipas uniformave blu është njoftuar ambulanca, por për shkak se gjendja e 32-vjeçarit ishte e rënduar, efektivët e kanë dërguar me makinën e policisë me urgjencë në spital, ku sipas policisë ndërroi jetë.