Kronikë

“E kanë mbytur”, babai i 32-vjeçarit të vdekur: Nuk e kam parë trupin e djalit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:53 - 20/10/22 |
Opi Nion

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Tiranë, ku një 32-vjeçar ndërroi jetë pasi u ndje keq në ambientet e komisariatit ka folur babai i të riut.

Në një intervistë të dhënë për “Top Channel”, Artur Kurti ka deklaruar se nuk e ka parë trupin e djalit dhe se 32-vjeçari nuk ka pasur probleme shëndetësore.

Më tej ai akuzon policinë për vdekjen e të birit duke thënë se e kanë mbytur.

Artur Kurti: Nuk e kam parë trupin e djalit, Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi.

Gazetarja: A të kanë kontaktuar autoritetet?

Babai: Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka këtu shtet. Gjeta ata të shkb-së aty më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi.

Gazetarja: Të thanë çfarë ka ndodhur?

Babai: Jo s’më dhanë asnjë përgjigje.

Gazetarja: Ku ishte Laerti?

Babai: Në rrugë të zotit ka qenë o motra ime. Nuk ka qenë asnjë person i rrezikshëm për ta trajtuar në ato lloj formash.

Gazetarja: A ka pasur djali yt probleme shëndetësore?

Babai: Jo asgjë. Djali ka qenë 2 metra si luan.

Sipas policisë, Lear Kurti ndërroi jetë teksa po transportohej nga rajoni i policisë në spital, pasi shfaqi probleme shëndetësore.

 

 

 

Pas