Aktualitet

Kim: Keni mbushur xhepat tuaj dhe të fëmijëve, tani ndaloni! Koha juaj ka përfunduar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:03 - 20/10/22 |
Opi Nion

Në aktivitetin e organizuar në kuadër të 30-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dhënë sot një mesazh për personat që tentojnë që të ndërhyjnë në punën e drejtësisë, me dhurata apo kërcënime.

Kim pohoi se ata që tentojnë të kthejnë Shqipërinë pas, duhet të ndalojnë.

Ndër të tjera Kim theksoi se duhet të dënohen ata që kryejnë krime, dhe se të gjithë janë të barabartë para ligjit.

“Gjykata Kushtetuese është një gur themeli. Reformat e ndërmarra në 20016 ishin të rëndësishme. Gjykata Kushtetuese e ka zhvilluar punën mbi kriteret që aspirojnë për këtë gjykatë. SHBA është krenare. Që nga procesi i vettingut, deri te zgjedhja e anëtareve. Presim me padurim që gjykata të ketë gjykatës të kualifikuar. Nuk është e lehtë, por është duke bërë progres. Është duke dhënë rezultate. Ata që kundërshtojnë këtë progres, ata të cilët do të donin ta kthenin Shqipërinë në të shkuarën në kohën kur prokurorët dhe gjykatësit mund të kërcënoheshin, në një kohë kur qytetarët shqiptarë nuk besonin se ekzistonte drejtësia në gjykata, duhet të ndalojnë. Për ata që duan ta kthejnë Shqipërinë pas, kthejeni! Por kjo shkakton vuajtje për njerëzit. Unë ju them; ndalni! Koha për të bërë telefonata, për të dërguar emisarë, dhurata, kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga një e shkuar, për të premtuar dhurata, formojnë baza për një sekret tjetër të errët. Kjo kohë ka përfunduar. Keni mbushur xhepat, tuaj dhe të të fëmijëve tuaj. Ndaloni! Qytetarët shqiptarë duhet të besojnë se ekziston drejtësia në Shqipëri, se ka një të ardhme më të ndritur. Ka dënim për ata që kryejnë krime, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Këtë duhet të bëjë çdo gjykatë, çdo prokuror duhet ta bëjë. Ndaloni që të keni frikë nga këto kërcënime. Bëni punën tuaj. Lejoni që qytetarët shqiptarë të besojnë.”, tha Yuri Kim.

Pas