Këngëtarja e njohur Jessie J dhe i dashuri i saj aktori Channing Tatum janë duke kaluar disa ditë relaksuese në “Disneyland”.
Megjithatë duket se as kësaj radhe çifti i njohur nuk ka mundur t’u shpëtojë paparacëve. Ata janë fotografuar pranë njëri-tjetrit të përqafuar, ndërkohë që dukeshin më të dashuruar se kurrë.
Të veshur mjaft thjesht duket se dy personazhet e njohur nuk janë shqetësuar për fotot që po u bëheshin. Tashmë ata janë në një lidhje prej muajsh./Opinion.al/