-Shëndeti

Rreziku i madh që përmban ndotja e ajrit në trupin tonë sipas OBSH


               Publikuar në : 12:29 - 17/05/19 |
xhu lia

Sipas një analize gjithëpërfshirëse me spektër global, ndotja e ajrit mund të arrijë të dëmtojë çdo organ dhe qelizë në trupin e njeriut.

Studimi tregon dëmet që mund të pësojë trupi i njeriut nga koka te këmbët. Sëmundjet e zemrës, mushkërive, diabeti, shëndeti mendor, mëlçia, sëmundjet e kockave dhe lëkurës. Ndotja e ajrit prek sipas studimit edhe organet riprodhuese dhe krijon dëme gjatë shtatzënisë.

Dëmi që shkaktohet vjen si rezultat i ndotësve që shkaktojnë inflamacion i cili më pas përhapet në të gjithë trupin dhe grimca mikroskopike qarkullojnë nëpërmjet gjakut në çdo organ.

Ndotja e ajrit është një “emergjencë për shëndetin publik” sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, me më shumë se 90% të popullsisë së globit të preku nga elementë helmues që ka në ajër. Analizat e reja tregojnë se 8.8 milionë vdekje të moshave të reja shkaktohen nga ky fenomen, çka e bën atë më vrasës së pirja e duhanit.

“Ndotja e ajrit mund të dëmtojë në mënyrë akute dhe kronike çdo organ të trupit” është përfundimi i shkencëtarëve të  Forum of International Respiratory Societies.

Studimet e prezantuara përfaqësojnë “fakte të forta”, tha Dr. Maria Neira, drejtoreshë e shëndetit publik dhe ambiental të në OBSH. Ajo shton se “Kjo është një nga provat e shumta që i shtohen 70.000 kërkimeve që aktualisht janë bërë në këtë fushë dhe që na tregojnë rrezikshmërinë e lartë të ndotjes së ajrit”./ Përshtatur nga ‘The Guardian’

Pas