Shane Adriano dhe Tristian Resz u martuan në Springfield të SHBA.
Vetëm disa orë pas dasmës, fotografia e tyre u publikua në njërën prej faqeve të ushtrisë amerikane në Facebook.
Arsyeja që qëndron para fotografisë, është se dy të sapo martuarit, janë homoseksualët e parë, të deklaruar publikisht e të martuar, që janë pjesë e ushtrisë amerikane.