Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…

2025/06/23 at 8:21 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…

Astrologjia këtë javë ka vendosur që të na surprizojë! Astrologia Meri Shehu ka një lajm surprizë për të gjithë ata që ndjekin me kuriozitet yjet. Edhe pse bota ndodhet në një periudhë të trazuar, qielli flet për një energji krejt ndryshe.


“Kjo është një nga javët më të bukura dhe më të mira,” tha Meri Shehu në emisionin “Rudina”, duke lënë të kuptohet se mes tensioneve dhe lajmeve të rënda që qarkullojnë, universi ka zgjedhur të na japë një dritë të vogël shprese.

Një Hënë e re madhështore “lind” më 25 qershor në shenjën emocionale të Gaforres, një shenjë që lidhet ngushtë me dashurinë për familjen, kujtimet dhe nevojën për qetësi shpirtërore. Por kjo Hënë nuk është vetëm.

Ajo takohet me Diellin dhe me Jupiterin, krijuesin e fatit të mirë, që shpërndan energji pozitive dhe mbush zemrat me ndjenja të thella. A është ky një sinjal që fati po ndryshon kurs?

Marsi dhe Mërkuri, dy aktorë të fuqishëm në qiell, luajnë gjithashtu një rol interesant këtë javë, ndërsa njëra nxit veprime të zgjuara, tjetri sjell mendime “mbretërore” dhe vendime që mund të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve. Megjithëse fillimi i javës nis me disa ndjesi zhgënjimi, kulmi i saj premton emocione, qartësi dhe ndoshta, pse jo, një kthesë në jetën personale apo profesionale.

Nëse po prisni një shenjë nga universi, ndoshta ky është parashikimi që ju duhet të dëgjoni me kujdes… yjet flasin më fort se kurrë.

“Pavarësisht se nëpër botë ka filluar lufta, edhe e kishim parashikuar deri diku që ishin lidhjet planetare të vështira. Jupiteri në Gaforre sa u fut me Saturnin në Dash dhe Dashi është shenja e luftës, dhe Saturni atje provokon shumë rryma të vështira. Por, kjo është një nga javët më të bukura dhe më të mira. Nga ana e planeteve, yjet kërkojnë paqe mesa duket. Kemi Hënën e re në datën 25 në Gaforre, por Hëna e re takohet edhe me Diellin dhe me Jupiterin në Gaforre. Bëhen këta planetë me këtë energji kaq të bukur dhe na japin një Hënë të re shumë të madhërishme. Hëna e re ndodh në një shenjë shumë të dashur, siç është Gaforrja, e lidhur me familjen, me njerëzit e dashur, me paqen, miqësinë, nostalgjinë, apo të kaluarën. Nuk pritet ndonjë tendencë shumë e fuqishme, plus që Marsi në Virgjëreshë është në një lidhje shumë të bukur me Jupiterin në Gaforre, dhe Mërkuri që futet në Luan është pak prepotent, do të fillojë një lloj mendimi, pak më solidar ose mbretëror tek disa njerëz. Por, do të jetë në lidhje shumë të bukur me Saturnin në Dash në datën 28 dhe me Neptunin në Dash. Këto dy ditët e para të javës janë pak zhgënjyese, sot dhe nesër, sepse bëhet një lidhje jo e bukur mes Diellit dhe Neptunit,” tha astrologia Meri Shehu.

Dashi, 1 yll: Gjithë kundërshtimet e planeteve në Gaforre, madje edhe Hëna e re, kanë pasur vështirësi me Saturnin në Dash. Por, shpëtojnë në momentin e fundit, në datën 25, ku Hëna nuk ka këtë ndikim të fuqishëm nga Saturni në Dash. Por në Dash ngelet Saturni, dhe kjo shije pak zhgënjyese e ndikimit të Neptunit në Dash dhe Diellit në Gaforre. Gjërat nuk do të jenë ashtu siç duhet të jenë. Prandaj, Dashët do të marrin premtime, mund të gëzohen me një punë, por dhe mund të zhgënjehen shumë. Kështu që duhet të keni shumë kujdes me llogaritë.

Demi, 2 yje: Kanë Afërditën në shenjën e tyre, por çuditërisht ka kohë që nuk bën lidhje me asnjë planet tjetër. Ka ngelur e vetme. Prandaj nuk po u jep rendimentin e duhur dhe gjërat e bukura në jetë, në personale ose në ekonomi. Psikologjikisht Saturni në Dash e ka prekur këtë shenjë. Megjithatë, Hëna e re i shpartallon këto gjëra dhe Demët do e marrin veten pas datës 27.

Binjakët, 3 yje: Do të favorizohen nga futja e Mërkurit të tyre në Luan rreth 26, dhe rreth datës 27-28 bën lidhjen e bukur të Saturnit në Dash. Një premtim që është bërë për një çështje pune, për një rritje sociale, për një çështje ekonomike fillon dhe jep rendiment, kështu që shumë Binjakë do e shijojnë. Hëna e re në Gaforre i lë pak pezull, ose pak të vetmuar. Janë futur në një strofkë të vështirë.

Gaforrja, 5 yje: Kanë një javë të shkëlqyer. Hëna e re ndodhet në shenjën e tyre. Është një Hënë e re që takohet me Diellin dhe Jupiterin, që do të ketë një ndikim shumë të madh planetar. Kështu që do të jetë një fillim i ri për Gaforret, sidomos ato që janë të lindura në ditët e para të shenjës së tyre dhe ato që patën një vështirësi të madhe këto ditë, ku Jupiteri u takua vështirë me Saturnin në Dash. Gaforret që e kishin këtë periudhë më të vështirë do të çlirohen dhe do t’u japin një portë të re.

Luani, 3 yje: Mërkuri futet në shenjën e tyre në datën 26. Hëna e re është e mirë, pozitive deri diku, i çliron nga frika e brendshme. Futja e Mërkurit në shenjën e tyre u jep tendenca komunikimi dhe bashkëpunimesh të reja, sepse Mërkuri në Luan do të bëjë një lidhje të bukur me Saturnin në Dash. Do të kenë lajme të mira, punë të mira, që do të vazhdojnë për një kohë të gjatë.

Virgjëresha, 3 yje: Kanë Marsin në shenjën e tyre, që i fut në veprimtari. Keni shumë plane në jetë. Shumë Virgjëreshë do të kujtohen për plane që kanë pasur më parë. Është një periudhë e mirë, sepse ecin me hapa gjigandë për të rregulluar të ardhmen. Një mundësi e mirë del me Hënën e re në datën 25.

Peshorja, 5 yje: Kanë Hënën e re në shenjën e dhjetë, në “vitrinë”. Do të kenë dhe Jupiterin e Diellin. Presim lajme pozitive për Peshoret e lindura kryesisht në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Kjo nuk do të thotë që edhe Peshoret e tjera nuk do ta kenë mirë, sepse dhe futja e Mërkurit në Luan predisponohet për lajme apo bashkëpunime të mira në përgjithësi. Mund të kenë një lajm të mirë edhe Peshoret e lindura në dhjetëditëshin e tretë, sepse Mërkuri, para se të futet në Luan, bën një lidhje të bukur me Uranin në Dem dhe u jep para.

Akrepi, 4 yje: Janë mirë, sepse të gjithë planetët në Gaforre tregojnë një lidhje me jashtë, flirtime, komunikime, dashuri, punë dhe gjëra që kanë të bëjnë me një sferë zhvillimi më të lartë nga ajo se çfarë kanë pasur deri tani. Hëna e re tregon se ku do të marrin gjëra të mira, produktivitet, do të marrin më shumë bereqet. Do të vijnë marrëdhënie të cilat kanë një bazë të mirë ekonomike dhe personale.

Shigjetari, 2 yje: Duhet të presin, vetëm ata të dhjetëditëshit të tretë do të kenë një lajm shumë të mirë pune dhe mund ta shfrytëzojnë këto ditë për një fillim të ri pune. Të tjerët në fakt do të shikojnë se si do të ndërtojnë një perandori të re, kërkojnë të vënë një stil të ri jetese, por duke filluar me bazën ekonomike, jo shpirtërore. Kërkojnë afër vetes njerëz që do ua japin këtë ndihmë ekonomike. Do duken pas i “interesaxhi të momentit”, por do duan që kjo gjë të ketë një interes të madh personal dhe një bazë të madhe ekonomike.

Bricjapi, 1 yll: Hëna e re në Gaforre bën një kundërshtim me Bricjapët, nuk është shumë në favor të tyre. Çdo zhvillim i ri nga të tjerët, Bricjapët janë në pritje. Nuk besojnë shumë në këtë kohë nga zhvillimet e reja, sepse Saturni i tyre në Dash u ka sjellë një tendencë lufte. Por Hëna e re është shumë delikate për këto gjëra dhe nuk i përballon dot këto tendenca agresive të Saturnit në Dash. Kështu që personat e kësaj shenje nuk do të kapin një mundësi të lehtë, që mund të jetë edhe delikate apo diplomatike në fund të fundit.

Ujori, 3 yje: Kanë Plutonin në shenjën e tyre që është ai “largpamësi”, që sjell ndryshime të mëdha, dhe këto kohë bën lidhje të mira me Saturnin, do të ketë lidhje shumë të mira me Mërkurin në Luan. Kështu që, aty ku gjërat dukeshin sikur ishin në kundërshti, do të ketë një kthese të fuqishme, do të ketë dhe një mundësi të mirë për Ujorin.

Peshqit, 4 yje: Kanë një lidhje të bukur mes Diellit dhe Neptunit që u jep një mbrojtje shumë të mirë. Kjo lidhje u jep një ndjenjë mirëqenieje shpirtërore, i ndihmon në ëndrrat e tyre, por edhe u jep një mbrojtje në sferën e komunikimit. Është një periudhë shumë e mirë për të gjithë ata që duan të zhvillohen në fushën artistike, psikologjike, ose që kanë të bëjnë me punë me ujin apo me ndonjë lloj magjie./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Sulmet amerikane, Irani: Ngushtica e Hormuzit është territori ynë

13 Korrik, 2026 10:53 am
Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë

13 Korrik, 2026 10:38 am
Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
Bota

Sulmet SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës

13 Korrik, 2026 10:16 am
Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë
Bota

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

13 Korrik, 2026 9:55 am
Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi qenë kurrë me afër BE-së
Kryesore

Samiti i Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën, Rama niset drejt Parisit

13 Korrik, 2026 9:44 am
SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve
Bota

SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve

13 Korrik, 2026 9:11 am
Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Para
Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, MEPJ thirrje shqiptarëve të Gjirit Persik

Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, MEPJ thirrje shqiptarëve të Gjirit Persik

Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici

Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik
















TE FUNDIT

Sulmet amerikane, Irani: Ngushtica e Hormuzit është territori ynë

Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
13 Korrik, 2026

Irani ka forcuar qëndrimin e tij mbi Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve të fundit gjatë natës. “Ngushtica e Hormuzit është...

Lexo më shumë

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë
13 Korrik, 2026

I rrëzohet kërkesa deputetit Erald Kapri për inteperlancë me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari për çështjen e Rrjollit dhe të...

Lexo më shumë

Sulmet SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës

Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
13 Korrik, 2026

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar, u rrit me 3.9% në 78.96 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi i...

Lexo më shumë

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë
13 Korrik, 2026

Vendet evropiane raportuan më shumë se 10,000 vdekje shtesë gjatë valës rekord të të nxehtit që përfshiu perëndimin e kontinentit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}