Ish-kryebashkiakut të Dibrës, Muharrem Rama i cili sot ishte në SPAK, i ka dalë nga xhepi një kartëmonedhë.
Nga foto të publikuara nga gazetarja Anila Hoxha, shihet ish-kryebashkiaku para SPAK, ndërsa i del nga xhepi i pantallonave një 200 lekësh.
Siç shihet edhe në foto, kartëmonedha është gati duke i rënë nga xhepi.
“Ish-kryetari i Bashkisë së Dibrës ishte aq i emocionuar kur po hynte në prokurori, sa dhe 2 mijë lekëshja që kishte në xhep deshi të dalë nga astari”,-shkruan gazetarja./Opinion.al