Lefter Zhidru ka terrorizuar ditën e sotme për rreth 5 orë lagjen “11 Nëntori” në Elbasan pasi qëlloi fillimish ndaj forcave të policisë dhe ndaj qytetarëve poshtë pallatit ku ai banonte.
Është dashur ndërhyrja e forcave RENEA të cilët pas negociatave kanë vendosur të ndërhyjnë në banesë. 71-vjeçari bëri rezistencë duke hapur sërish zjarr duke detyruar kështu forcat e RENEA-s që ta ekzekutojnë.
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” janë publikuar pamjet nga brenda banesës pasi Zhidru ishte ekzekutuar./Opinion.al