Kronikë

FOTO/Gazetari zbulon vrasësin e Everest Çakës në Elbasan: Vepron me pagesë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:12 - 28/05/21 |
Opi Nion

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar ditën e sotme foton e autorit të vrasjes së Everest Çakës në Elbasan,  ndodhur disa javë më parë.

Sipas gazetarit, autori vepron si vrasës me pagesë dhe nuk është banor i qytetit ku ndodhi edhe vrasja.

Gazetari u shpreh në ABCNews se autori ka bërë një gabim që ka sjell më pas dhe identifikimin e tij (me foto) nga ana e policisë. Teksa priste një taksi në një pikë karaburanti për t’u larguar pas vrasjes, ka dalë përballë një kamere sigurie.

Vrasësi është me pagesë. Nuk është nga Elbasani. I kanë inskenuar një aksident. Sikur janë e kanë përplasur. Everesti ka pasur armë me vete por e ka humbur vigjilencën sepse ka mednuar se ka qenë një aksident, si këto që ndodhin, një përplasje… Se kush është ky person unë nuk e di emrin.

Por publikimi i fotos së këtij bën që të mos jetë në qarkullim se mund të jetë i rrezikshëm. Ka bërë një gabim, ka qenëduar përballë kamerave në një pikë karburanti duke pritur taksi. Policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jep informacion”, u shpreh gazetari dhe publikoi foton e mëposhtme./Opinion.al

Pas