Aktualitet

Lirohet nga qelia Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:44 - 28/05/21 |
Opi Nion

Është liruar nga qelia Ramazan Rraja,  nipi i deputetit te PS-se, Rrahman Rraja me vendim të gjykatës belge. Lajmin e ka bërë me dije gazetari Artan Hoxha i ftuar në Abc news.

Hoxha ka bërë me dije se nga arrest me burg Ramazan Rraja është lënë në detyrim paraqitje, pasi nuk janë gjetur prova që  është pjesë e grupti kriminal.

“Dje gjykata belge ka vendosur që Ramazan Rraja nuk është pjesë e këtij grupi. Nga arrest me burg është lënë në detyrim paraqitje. Është liruar dje nga gjykata në Bruksel.

Nuk janë gjetur prova që ky është pjesë e këtij grupi kriminal. Në Belgjikë kjo është çështje në hetim. Një shtetas lituanez është vrarë me porosi të mafies ruse. Ne marrim një rast atje dhe e përdorim në Shqipëri”, deklaroi Artan Hoxha.

Ky i fundit u arrestua në Belgjikë së bashku me kushëririn e tij, Fioralb Rraja, si pjesë e një grupi që trafikonte kokainë nga Ekuadori drejt Gjermanisë përmes konteinerëve me banane. Hetimi kishte nisur në vitin 2017, përmes gjurmimit nga Policia Gjermane të kutive me banane./Opinion.al

Pas