Disa foto të marra nga agjencia e lajmeve Reuters të enjten, kanë treguar anëtarët e forcave speciale çeçene dhe anëtarin e Dumës së Shtetit të Rusisë Adam Delimkhanov, duke ecur pranë fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol.
Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se trupat e tij kishin “çliruar” Mariupolin, por një kontigjent luftëtarësh ukrainas ende po qëndrojnë në bunkerët e nëndheshëm të kompleksit, së bashku me qindra civilë.
Në fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin port jugor po qëndrojnë pjesa e mbetur e trupave mbrojtëse të Mariupolit, shkruan BBC./Opinion.al