Bota

Foto/Forcat pro-ruse patrullojnë përreth fabrikës së çelikut në Mariupol


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:59 - 22/04/22 |
Opi Nion

Disa foto të marra nga agjencia e lajmeve Reuters të enjten, kanë treguar anëtarët e forcave speciale çeçene dhe anëtarin e Dumës së Shtetit të Rusisë Adam Delimkhanov, duke ecur pranë fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol.

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se trupat e tij kishin “çliruar” Mariupolin, por një kontigjent luftëtarësh ukrainas ende po qëndrojnë në bunkerët e nëndheshëm të kompleksit, së bashku me qindra civilë.

Në fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin port jugor po qëndrojnë pjesa e mbetur e trupave mbrojtëse të Mariupolit, shkruan BBC./Opinion.al

Pas