InstaBIZ

Foto/Familja Beckham pushime argëtuese në Miami


               Publikuar në : 17:23 - 22/07/19 |
xhu lia

Çifti Beckham ka publikuar në rrjete sociale foto dhe video nga udhëtimi i fundit në Miami, ku janë duke kaluar disa ditë pushimi.

Ata duken mjaft të lumtur teksa kalojnë kohë me njëri-tjetrin. David së bashku me të  bijën Harper janë shfaqur duke u argëtuar me lojërat e ndryshme ujore.

I vetmi që mungonte ishte djali i madh i familjes, Brooklyn, i cili ka qëndruar në Londër. Së bashku me familjen Beckham ishte edhe mikesha e tyre, aktorja Eva Longoria, së bashku me djalin e saj Santi.

Duket se shoqëria e vjetër mes Victorias dhe Evës është transmetuar edhe tek fëmijët e tyre, të cilët argëtohen me njëri-tjetrin./Opinion.al/

Pas