Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Dy shqiptarë mbjellin oborrin me drogë në mes të Anglisë

2017/03/21 at 12:40 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Foto/ Dy shqiptarë mbjellin oborrin me drogë në mes të Anglisë

Dy shqiptarë kishin arritur të kultivonin dhe përpunonin kanabis në një shtëpi në Shrewsbury të Anglisë. Besim Tafa dhe Ardit Mehalla u arrestuan pasi policia bastisi një shtëpi në Mostyn Road më 14 Shkurt. Ata janë dënuar nga gjykata për kultivim dhe trafikim droge.


Trupi gjykues në Shrewsbury Crown Court u njoh me faktin se 45 – vjeçari Tafa kishte një javë që banonte në këtë shtëpi, ku ujiste e kujdesej për 273 bimët e kanabisi.

Ndërsa 19 – vjeçari Mehalla lëvizte me një furgon me të cilin transportonte furnizime.

Besim Tafa u dënua më 20 muaj burg, ndërsa Ardit Mehalla me 12 muaj burg.

Dy shqiptarët qëndronin ilegalisht në Britani dhe nuk kishin një adresë fikse. Ata mësohet se kishin paguar shuma të konsiderueshme parash për t’u futur në këtë shtet dhe punonin për të shlyer borxhet.

fabrika-2

Prokurori Howard Searle tha se përpara se policia të bastiste banesën në rrugën Mostyn, orët e para të mëngjesit të 14 Shkurtit dy të pandehurit ishin larguar nga shtëpia.

Mehalla u gjet pak kohë më vonë nga policia, jo shumë larg banesës. Atij iu gjetën me vete 950 paund dhe një kartë identiteti shqiptare. Ndërsa Tafa u arrestua rreth dy orë më vonë.

Në total, dhomat e shfrytëzuara për të rritur kanabisin ishin 6. Policia sekuestroi 273 bimë, thuajse gati për t’u korrur. Shtëpia ishte kthyer në një fabrikë të vërtetë për kultivimin e drogës.

Ndërsa në furgon, policia gjeti të gjitha llojjet e produkteve të përdorura për kultivimin e kanabisit.

fabrika-900x445

Avokati mbrojtësa i Tafës tha se 45 – vjeçari ishte punësuar në këtë pronë pasi besonte se do të bënte punë krahu, e jo kopshtarin. “Ai nuk ka lidhje me krijimin e fabrikës së kanabisit, ama pranon se kujdesej për bimët dhe i ujiste ato”, tha Andreë Holland për klientin e tij, ndërsa theksoi se Tafa ka në Shqipëri gruan dhe dy fëmijët.

Ndërsa avokatja e të riut Mehalla deklaroi se ai kishte paguar 7500 paund për t’u futur në Britani dhe pagesa prej 950 paund që iu gjet nga policia do të shkonte për të paguar borxhin.

Gjykatësi Jim Tinda dha dënimin me 20 muaj heqje lirie për Tafën, ndërsa 12 muaj për Mehallën. Pas shlyerjes së dënimit, ata do të deportohen në Shqipëri.

shqiptarwt

 



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Foto/ Meta shfaqet krah Nikollës e Veliajt. Mos e humbisni batutën me fiqtë

Foto/ Meta shfaqet krah Nikollës e Veliajt. Mos e humbisni batutën me fiqtë

Tronditet koalicioni/ Ministrja e LSI-së: Stop arrogancës, duam Metën Kryeministër

Zgjedhje pa PD? Flet Meta: Njoftoni të gjithë pluralizmi ka ardhur që në ‘90

Lu takon Bashën e Berishën, ish-kryeministri: Ja për çfarë diskutuam

E fundit/ Shtyrja e zgjedhjeve, ambasadori Lu në zyrën e Berishës
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}