Aktualitet

Foto/Banorët e Unazës së Re protestojnë ‘me pranga dhe me gojë të mbyllur’


               Publikuar në : 19:15 - 12/10/19 |
xhu lia

Që prej orës 18:30 banorët e Unazës së Re kanë nisur protestën edhe ditën e sotme. Këtë herë ata kanë protesuar për mos prishjen e banesave të tyre në një tjetër formë. Ata janë shfaqur në mënyrë simbolike ‘të prangosur me zinxhirë dhe me gojë të mbyllur’.

Gjithashtu bëhet e ditur se ditën e sotme në protestën e tyre gjenden forca policie më shumë në numër se herët e tjera.

Prej më shumë se një viti banorët e Unazës së Re protestojnë çdo ditë pasi kërkojnë anulimin e projektit të unazës së re dhe dëmshpërblim të njehsuar në vlerën e tregut.

Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar 6 protestues për bllokimin e rrugës në dy ditët e fundit.

Me ashpërsimin e Kodit Penal, policia ka ndaluar banorët e zonës së “Astirit” që të bllokojnë rrugën, vepër penale që dënohet deri në 3 vjet burg./opinion.al/

Pas