Bota

FOTO/ Anija me pronar shqiptar rrëmbehet nga piratët në Nigeri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:31 - 20/12/20 |
Semiljana Azizi

Disa piratë kanë rrëmbyer në Nigeri një anije, e cila mësohet se është në pronësi të një kompanie shqiptare.

Ministria e Jashtme ukrainase ka  konfirmuar se gjashtë shtetas ukrainas ishin midis anëtarëve të ekuipazhit të rrëmbyer në brigjet e Nigerisë nga anija e mallrave me flamur kamerunas “STEVIA”.

Oleg Nikolenko, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës tha se nisur nga fakti që bëhet fjalë për një anije mallrash shqiptare ‘STEVIA’ , dy qeveritë, ajo ukrainase dhe shqiptare po punojnë për të shpëtuar të rrëmbyerit.

Vajza e njërit prej marinarëve të kapur është shprehur të shtunën se ishin gjashtë ukrainas në bordin e anijes.

“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë situatë. Si rezultat i një sulmi pirat në anijen në brigjet e Nigerisë më 16 dhjetor, tetë anëtarë të ekuipazhit u kapën, duke përfshirë gjashtë shtetas ukrainas”, tha ajo.

Pronari i anijes së mallrave “STEVIA” është nga një kompani shqiptare, kështu që të dy ambasadat e Ukrainës në Nigeri dhe Shqipëri po marrin masat e duhura në lidhje me ngjarjen.

Gjiri i Guinesë është rajoni më aktiv ekonomik dhe i pasur me naftë i Afrikës. Aktiviteti i piratëve në rajon është rritur në vitet e fundit, duke bërë që Nigeria, Gana dhe rajone të tjera përreth të krijojnë një operacion koordinimi detar për të luftuar këtë fenomen./Opinion.al

 

Pas