Sport

Reali i bashkohet Atletico-s, fiton për të katërtën herë në La Liga


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:07 - 20/12/20 |
Semiljana Azizi

Reali i Madridit ka fituar për të katërtën herë radhazi në La Liga, duke konfirmuar periudhën e mirë që po kalon.

Skuadra e drejtuar nga Zidane triumfoi në transfertë duke mundur 1-3 Eibar. Benzema, i cili është kthyer në lider në sulmin e kampionëve të Spanjës që pas largimit të Ronaldos, shënoi golin e parë në këtë ndeshje.

Ndërkohë, Modric realizoi për herë të dytë, duke i dhënë qetësinë e duhur skuadrës së tij. Golat janë shënuar në minutën e 6 dhe të 7.

Lucas ishte ai i cili i dha fitoren Realit të Madridit duke shënuar edhe golin e tretë.

Me këtë fitore, Reali i bashkohet në krye Atletico Madrid me 29 pikë./Opinion.al

Pas