Kronikë

Foto/Ambulanca përplaset me makinën, përmbysen të rrugë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:48 - 05/05/22 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Korçë, ku një ambulancë është përplasur me një makinë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në unazën jugore të qytetit të Korçës, në afërsi të rrethrrotullimit të Varrezave të Qytetit.

Siç mund të shihet edhe në foto, si pasojë e përplasjes autoambulanca është përmbysur në rrugë.

Paraprakisht bëhet e ditur se nuk ka raportime për të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Opinion.al

Pas