Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj enjte në autostradën Tianë-Durrës. Mësohet se një mjet kamion ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.
Fatmirësisht si pasojë e aksidentit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë, bëhet me dije se është bllokuar autostrada në të dyja drejtimet. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave aksidentit./ Opinion.al