Aktualitet

Foto/ Aksidenti tragjik, shuhet familja. “Flet” policia


               Publikuar në : 08:22 - 16/06/19 |
geliano fataj

Policia e Tiranës ka dhënë më shumë informacion në lidhje me aksidentin tragjik që ka ndodhur, pak pas mesnate, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut.

Në njoftimin paraprak nga policia u raportua për katër viktima. Por sipas policisë njëra prej vajzave është në gjendje kritike për jetën, pasi kur është raportuar se ndërroi jetë kishte kaluar në vdekje klinike.

Kështu drejtuesi i mjetet ishte Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Ka ndërruar jetë, Bardhok Bibaj, 62 vjeç nga Mirdita, bashkëshortja e tij Valentina Bibaj, 54 vjeçe dhe njëra nga vajzat Florida Bibaj 22 vjeçe. Vajza tjetër Xhuliana Bibaj 26 vjeçe, është në gjendje kritike për jetën.

“U njoftua nga spitali se ndërroi jetë, por ka kaluar në vdekje klinike dhe tashmë ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak”, thekson policia. / Opinion.al

 

Pas