Kronikë

Foto/ Aksident masiv në rrugën e Rinasit, makina përfundon në arë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:17 - 17/09/18 |
b.f

Një aksident me disa mjete të përfshira është shënuar pak minuta më parë në rrugën e Rinasit, pranë fshatit Domje. Siç shihet nga fotot e mbërritura në Opinion.al njëra prej mjeteve të përfshira në aksident ka dalë nga rruga duke përfunduar në arë.
Opinion.al u interesua pranë Policisë Rrugore Tiranë e cila tha se nga aksidenti janë tre mjete të dëmtuara por fatmirësisht nuk ka viktima apo të plagosur në gjendje të rëndë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit, që përpos të tjerave solli edhe trafik në këtë aks të rëndësishëm rrugor.

Pas