Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim nënshkruan sot kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore shqiptare me helikopterë “Black Hawk”, në bazën ajrore të Farkës.
“Ky është një shembull tjetër se si Shqipëria blen kapacitete dhe jo thjesht pajisje. Këta Helikopterë Blackhawk dhe financimi i përbashkët i tyre tregojnë se, dita ditës, Shqipëria po bëhet një aleate edhe më e aftë e NATO-s dhe një bastion më i fortë i sigurisë në rajon dhe më gjerë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria qëndrojnë “krah për krah” sot, do të qëndrojmë “krah për krah” nesër dhe të gjitha të nesërmet që vijnë më pas. Faleminderit që më lejuat të bashkohem me ju sot. Pres me kënaqësi ta shoh këtë vend të mahnitshëm nga ajri sapo ata të mbërrijnë.”- tha ambasadorja Kim gjatë fjalës së saj në ceremoninë e nënshkrimit.
Ligjvënësit francezë miratuan një projektligj që krijon të drejtën ligjore për vdekje të asistuar për të rriturit me sëmundje të...
Më shumë se 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në Kanada, ndërsa tymi i tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e...
Qytetarët kanë nisur këtë të enjte protestën për të 47 ditë radhazi kundër qeverisë. Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet...
Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa votimi ka sjellë edhe një qëndrim ndryshe nga...
ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00