Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Forbes- Francë/ Shqipëria, kandidate ideale e pushimeve tona të ardhshme

2021/03/20 at 11:43 AM
në -Jetë dhe Stil, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Forbes- Francë/ Shqipëria, kandidate ideale e pushimeve tona të ardhshme

Revista “Forbes”, në edicionin e saj francez i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe mundësive që ajo ofron për turistët.


Është gazetarja Sabah Kaddouri, redaktore e rubrikës së Lifestyle, e cila në artikullin e saj e cilëson Shqipërinë si destinacionin dhe kandidaten ideale për pushimet e ardhshme.

“Tri të katërtat e territorit janë të gdhendura nga malet. Një parajsë për udhëtarët dhe një spektakël i përhershëm për turistët”, shkruan Forbes në artikullin, në të cilin nuk lihen pa u përmendur bukuritë e bregdetit shqiptar apo edhe Berati si një trashëgimi kulturore e UNESCO-s.

Një tjetër element i përmendur në këtë artikull është edhe turizimi mjekësor, një risi në dukje, por  konsideruar nga “Forbes” si një industri shumë konkurruese në këtë zonë.

“Nxitësi i “Udhëto dhe Buzëqesh”, biznesmeni Dritan Gremi po kap një treg në rritje të europianëve, të cilët kërkojnë kujdes të përballueshëm dentar dhe kozmetik”, shkruan revista prestigjoze, ndërsa ndalet gjithashtu edhe në kryeqytet dhe mundësitë që ofron Tirana për turizmin.

 Artikulli i Forbes

“Diçka po ndodh në Shqipëri. Mos është energjia krijuese e një rinie frymëzuese? Apo një dëshirë e fuqishme për të bërë një hap thelbësor në rrugën drejt biznesit dhe kohës së lirë? Në vendin e shqiponjave, ne mrekullohemi hap pas hapi. E promovuar nga udhëtarët e të gjitha vendeve, ky destinacion është kandidati i pushimeve tona të ardhme.

Ngjitur me veriun e Greqisë dhe përballë thembrës së ”çizmes’ italiane, në bashkimin e qytetërimeve romake, bizantine dhe osmane, ky shtet ballkanik kultivon unikalitetin midis hapësirave të mëdha të virgjëra dhe kryeqytetit të tij, Tiranës, i mbushur me ndërtesa  moderne.

Një vend kontrastesh, që ndan emëruesin e përbashkët të mikpritjes.

Peizazhe madhështore

Tri të katërtat e territorit janë të gdhendura nga malet. Një parajsë për udhëtarët dhe një spektakël i përhershëm për turistët.

E pikëluar me liqene, përfshirë burime të shumta termale, e mbështjellë me livadhe të rrethuara nga fshatra tradicionalë të ngjitur pas shpateve, Shqipëria zhvesh peizazhin e saj madhështor, që rrëfen shekuj bashkëjetese paqësore midis njeriut dhe natyrës.

Në këto rajone të gjelbra, i mbushim mushkëritë dhe qetësojmë veshët.

Ekziston edhe kënaqësia e ndarjes së momenteve autentike me vendasit dashamirës gjatë ndalesave për të shijuar gatime në ndonjë shtëpizë ose ndonjë natë të pafund. Shqiptarët janë shumë bujarë me këdo që qëllon të jetë mysafiri i tyre.

Në skajin jugor të vendit, përgjatë bregdetit, Parku Kombëtar i Llogarasë (më i rëndësishmi në Shqipëri) përmban një natyrë të harlisur dhe të virgjër. Ky mur malesh, që ngrihet në më shumë se 2 000 metra, është shtëpia e një flore dhe faune të pasur, si shqiponja e artë, emblema e vendit. E pamundur për të mos u vënë re, kjo rrugë piktoreske të çon në bregdetin e Jonit.

Ky gjeoturizëm historik praktikohet gjithashtu në rajonin jugor të Beratit, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, një emërtim që i referohet pirgut të shtëpive tradicionale osmane në qytetin e vjetër, fasadat e të cilave janë ”shpuar” nga një numër i madh dritaresh.

I shtrirë përgjatë lumit Osum dhe në kanionin e tij madhështor, qyteti mesjetar është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Berati dëshmon për bashkëjetesën paqësore të bashkësive të ndryshme fetare dhe kulturore gjatë shekujve. Lagjja e tij myslimane, e ruajtur shumë mirë, fsheh ndërtesa të jashtëzakonshme në bregun e djathtë, ndërsa lagjja e krishterë gjallëron bregun e majtë.

Thirrja e detit

E mbështjellë me kilometra të tërë rëre të bardhë dhe të artë në mënyrë alternative, me limane të shumta me mijëra nuanca blu, Riviera Shqiptare është sekreti më i ruajtur i rusëve, ukrainasve, italianëve dhe britanikëve.

Bregdeti fillon në Vlorë (më pak se dy orë nga Tirana) dhe shtrihet deri në Sarandë në kufirin grek, një kartolinë e përsosur prej 472 kilometrash përgjatë detit Adriatik dhe Jon. Një aromë ”jete të ëmbël” mbush numrin gjithnjë e më shumë në rritje të turistëve dhe shqiptarëve, të cilët kremtojnë jetën me shëtitje në det, me kripë e jod, mish të shijshëm të pjekur në skarë, shijime gatimesh lokale dhe mbrëmje festive.

Ka shumë vende për të eksploruar, si Gjiri i Akuariumit, Drimadhes, Plazhi i Palasës, Plazhi i Gjipes ose Ksamili, kaq shumë arsye për t’u rikthyer.

Në Vlorë, ju mund edhe të pushoni në një hotel të vendosur në një shkëmb! Në epokën e Instagram, kjo vendndodhje sheh një kontigjent në rritje të njerëzve kuriozë.

Kjo rritje e vendit në hartën e udhëtarëve shpjegohet gjithashtu edhe me menaxhimin e mirë të krizës shëndetësore: Shqipëria është ndër kombet më pak të ndikuara nga COVID-19.

Destinacioni mirëpriti gati 6,5 milionë vizitorë verën e kaluar, një rekord.

Qeveria, përmes veprimit të ministrit të saj të Ekologjisë dhe Turizmit, Blendi Klosi, synon të vazhdojë ta rrisë këtë valë.

“Ne po përshpejtojmë ndërtimin e infrastrukturës hoteliere për të qenë në gjendje të mbështesim këtë rritje, duke përfshirë shumë nga markat ndërkombëtare me pesë yje. Pa dyshim, situata po ngadalësohet për momentin, por Shqipëria tani është një destinacion në radarin e shumë udhëtarëve, që zbulojnë thesaret e këtij vendi të Europës, kaq i afërt për nga kultura dhe po aq unik në të njëjtën kohë. Falë rajoneve tona bregdetare të ruajtura mirë, ne kemi kornizën ideale për të zhvilluar turizmin blu”, detajon  gjatë një interviste.

Drejt Tiranës, kryeqytet vibrues

Kryeqyteti politik dhe ekonomik i Shqipërisë që nga viti 1920, Tirana është një qytet simbolik, si edhe një qytet muze. Çdo cep rruge jep dëshmi për peripecitë e historisë. Një roman kombëtar me kaq shumë ngjarje!

Kjo dritare mbi Europën, gjithashtu dera për në Azi, tërhoqi perandoritë më të mëdha: romakët, bizantinët, osmanët…

Vendi i shenjtores Nënë Tereza, ka përjetuar gjithashtu një nga diktaturat më të përgjakshme komuniste të shekullit XX nën zgjedhën tiranike të Enver Hoxhës, sprova të cilat kanë kontribuar fuqishëm në forcimin e shpirtit elastik, patriotik dhe të bashkuar të popullit shqiptar.

Si një feniks që ngrihet vazhdimisht nga hiri i tij dhe gjithmonë shikon të ardhmen me shumë optimizëm, perla e Ballkanit tani është në rrugën e duhur për t’u bashkuar me Bashkimin Europian.

Një shëtitje në Tiranë do të thotë të shkosh para dhe prapa midis traditës dhe modernizmit, midis artit sentimental dhe sofistikimit.

Ndër vendet e domosdoshme për t’u vizituar: Sheshi Skënderbej, Xhamia e Et’hem Beut me afresket e saj të kushtueshme, një nga më të bukurat në Shqipëri, Muzeu Historik Kombëtar me fasadën e tij të mbuluar me mozaikë për lavdinë e heronjve shqiptarë, lagjja e Bllokut apo studioja e artistit të madh shqiptar, Agim Rada, një piktor, skulptor që më shumë se një herë i dha despotizmit të Enver Hoxhës një goditje artistike. Krijimet e tij mund të vizitohen në shtëpinë e tij në qendër të qytetit. Një vend përkujtimor, që nuk duhet humbur, për ata që duan të kapin gjithë ndërlikueshmërinë dhe poezinë e Tokës së Shqiponjave.

Tirana është mbi të gjitha kryetari i saj i ri, Erion Veliaj, i cili flet për të më së miri!

“Ne ndoshta jemi kryeqyteti më i ri në Europë, gjë që reflektohet në demografinë dinamike të qytetit, lulëzimin ekonomik dhe kulturor. Bashkëmoshatarët e mi në Europë më thonë vazhdimisht se ata shprehin keqardhje për largimin e shumë banorëve, kurse ne, nga ana jonë, shohim një lloj tërheqjeje të madhe. Tirana është plot vinça, ndërtime për banesa  dhe tregti për të mbështetur këtë rritje. Metropoli gjithashtu ka flotën më të madhe të taksive në Ballkan. Ne po bëjmë gjithçka për ta mbajtur të arritshëm tregun e pasurive të patundshme për këta studentë të rinj, që janë bërë aktivë dhe vendosin të qëndrojnë”.

“Të zgjerohemi, po, por jo në një mënyrë të tërbuar dhe në dëm të zhvillimit të qëndrueshëm! Kështu, ne po udhëheqim një politikë ekologjike inteligjente, duke inkurajuar lëvizjen e gjelbër, qytetin e zgjuar. Kjo me qëllimin e dyfishtë të krijimit të një ekosistemi teknologjik, si Stacioni F në Paris, ku dërgova një delegacion për t’u frymëzuar nga ky sukses i madh francez. Kemi kaluar mjaft kohë duke shitur bluza! Aktualisht, ne po i japim vetes kushtet për të prodhuar produkte me vlerë të lartë të shtuar në burim dhe të imagjinojmë koncepte inovative. Si të gjithë mesdhetarët, edhe ne shqiptarët e duam jetën! Motoja jonë është “Puno shumë dhe argëtohu gjithashtu shumë!”

“Jam, gjithashtu, i lumtur të them se në Tiranë dhe më gjerë në Shqipëri, kur komuniteti i krishterë sheh kishat e tij të shkatërrohen gjatë një tërmeti, janë myslimanët ata që i vijnë të parët në ndihmë dhe anasjelltas. Ne kemi tolerancë të madhe për njëri-tjetrin. Në vitin 2022, ne do të jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë: ky është një takim që ju lëmë!”, na fton kryetari i bashkisë së qytetit.

 

Deri në vitin 2022, rrugëtimi drejt Tiranës tashmë po zhvillohet falë një fenomeni tjetër: turizmit mjekësor. Dy orë nga kryeqytetet më të mëdha të kontinentit, Shqipëria ka zhvilluar një industri shumë konkurruese në këtë zonë. Nxitësi i “Udhëto dhe Buzëqesh”, biznesmeni Dritan Gremi po kap një treg në rritje të europianëve, të cilët kërkojnë kujdes të përballueshëm dentar dhe kozmetik.

“Falë kostos së ulët të jetesës në vendin tonë, ne mund të ofrojmë ulje deri në 60% të kostove të dhëmbëve. E gjithë kjo ndërsa përafron të njëjtat standarde të cilësisë”, ndan me ne sipërmarrësi, i cili e filloi nga asgjëja dhe tani është një milioner.

Koncepti i klinikës së tij nuk është ndryshe nga çdo vend tjetër në këtë segment të tregut. Këtu, udhëtarët nga Franca, Zvicra ose Italia e gjejnë veten të zhytur në jetën e lagjes. Objektivi: të jetojmë një përvojë gjithëpërfshirëse, që shkon përtej kujdesit dentar dhe estetik.

Italo-shqiptari, i cili është gjithashtu një filantrop, ka rehabilituar plotësisht një rrugë përreth klinikave të tij për të ndërtuar tre hotele, laboratorë mjekësorë, një restorant, një piceri, një dhomë çaji … vende që punësojnë qindra punonjës të Tiranës. Në të njëjtën hapësirë, perëndimorët dhe shqiptarët bashkohen në një mënyrë miqësore, duke i dhënë kuptim të plotë termit “Turizëm Mjekësor “.

Duke ndjekur valët e pacientëve, herë pas here një “Itali e Vogël” ose “Paris i Vogël” rindërtohet në këtë rrugë përparimtare të kryeqytetit shqiptar. Në vendin e Rita Orës dhe Dua Lipës, yje të popit global, ne zbulojmë një erë magjepsëse.

Së shpejti, do të jetë gjithashtu e mundur të provohet nomadizmi me një kornizë tërheqëse rregullatore për nomadët dixhitalë.

Kryeministri Edi Rama ka ambicien për të ndërtuar një “Zonë të Lirë”, si ajo që ekziston në Dubai me një status pa taksa, iniciativa të gjithanshme, që pritet të shenjojnë epokën postCovid dhe që do ta çojnë destinacionin drejt një epoke të re: epokës 2.0.

 

 

Etiketa: FORBESshqiperiatirana


Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para

Video/“Rama ik”, takim masiv i Bashës në Berat

Vaksinimi,Rama:S’mund të presim të ndahen nga jeta për t’iu dhënë dekorata

Harta e Kosovës me flamurin serb, Rama: Hartë leshi, ne jemi një

Dikur mbështeste PD, Ermal Mamaqi shfaqet pranë kryebashkiakut Veliaj

Dikur mbështeste PD, Ermal Mamaqi shfaqet pranë kryebashkiakut Veliaj
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com