Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fokusi i Ursula von der Leyenit te zgjerimi: 2030 mund të jetë afat real

2024/09/08 at 9:24 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Fokusi i Ursula von der Leyenit te zgjerimi: 2030 mund të jetë afat real

Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se në ekipin e saj të ri me mandat pesëvjeçar do të ketë një komisionar për zgjerim.


Ajo e ka thënë këtë për të treguar se procesit të zgjerimit do t’i kushtohet rëndësi dhe kujdes i veçantë.

Edhe në përbërjet e deritashme të Komisionit Evropian ka pasur komisionar për zgjerim, por ai ka qenë përgjegjës edhe për politikën fqinjësore të BE-së. Me zgjerimin është marrë vetëm pjesërisht, pasi në detyrën e tij ka pasur përgjegjësi edhe për vendet në fqinjësi të BE-së – nga lindja e Evropës deri te vendet e Afrikës së Veriut.

Hera e fundit kur Komisioni Evropian ka pasur komisionar vetëm për zgjerim, ka qenë gjatë mandatit të parë të Komisionit Evropian, të udhëhequr nga Jose Manuel Barroso, nga viti 2004 deri në vitin 2009. Atëkohë, këtë rol e ka pasur komisionari Olli Rehn. Më pas, për tri mandate radhazi të Komisionit, komisionari për zgjerim ka qenë i angazhuar edhe me politikën ndaj fqinjëve.

Drejtoria për zgjerim është shndërruar, po ashtu, në drejtori të përgjithshme për fqinjësi dhe zgjerim. Shkurtesë e saj ishte NEAR, që nga anglishtja i bie ‘afër’. Kjo është shpjeguar me faktin se vetëm disa vende kanë qenë në procesin e zgjerimit dhe shumica prej tyre në fazën fillestare.

Tani, me përfshirjen e tri vendeve të Evropës Lindore në procesin e zgjerimit – Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë – krahas gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Malit të Zi, Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës – si dhe Turqisë – numri i vendeve në procesin e zgjerimit është rritur në dhjetë.

Të gjitha, me përjashtim të Kosovës, kanë edhe formalisht statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në këtë bllok qysh në dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj deri më tani nuk është shqyrtuar.

Në BE, ndërkohë, është rritur mbështetja për procesin e zgjerimit dhe pritet që ai të përshpejtohet.

Presidenti në largim i Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka përmendur vitin 2030 si afat deri kur edhe BE-ja, edhe vendet kandidate do të duhej të bëheshin gati për zgjerim.

Edhe udhëheqës të tjerë të BE-së kanë bërë thirrje që të dyja palët, si vendet kandidate, ashtu edhe Bashkimi Evropian, të kryejnë pjesën e tyre të punës, për të mundësuar realizimin e qëllimit të procesit të zgjerimit, përkatësisht pranimin formal të vendeve kandidate në BE.

Mali i Zi, si vend që ka avancuar më së shumti në procesin e negociatave të anëtarësimit, është edhe më ambicioz.

Presidenti i tij, Jakov Millatoviç, ka shprehur bindjen se Mali i Zi do të mund të bëhet anëtar i BE-së deri në vitin 2028.

Megjithatë, në BE thonë se nuk mund të caktohet data se kur dhe cili vend mund të anëtarësohet, sepse kjo varet nga meritat individuale të kandidatëve dhe rezultatet e tyre në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit.

Diplomatët në BE pranojnë se, nëse ka vullnet politik nga të dyja anët, atëherë edhe afatet kohore – sidomos viti 2030 – për të pranuar anëtarë të rinj në BE, mund të jenë reale.

Vendet kandidate duhet të përshpejtojnë në procesin e reformave, ndërsa vendet e BE-së duhet të pajtohen për hapjen dhe mbylljen më të shpejtë të kapitujve përkatës në procesin e negociatave të anëtarësimit.

Von der Leyen është zotuar se do ta ketë prioritet zgjerimin, por, siç pohon zëdhënësja e BE-së për zgjerim, Ana Pisonero, ajo edhe deri më tani e ka pasur këtë proces ndër prioritetet e saj.

“Zgjerimi i BE-së ishte prioritet gjatë mandatit të parë të presidentes von der Leyen. Ajo e ka bërë me dije se edhe në të ardhmen do ta ketë prioritet strategjik, duke avancuar qëllimin e saj që në përbërjen e ardhshme të kolegjit të ketë një komisionar për zgjerim”, thotë Pisonero për Radion Evropa e Lirë.

Edhe Jana Jurova, eksperte për zgjerim nga Instituti për politikat Evropiane, EUROPEUM, mendon se tani ka vërtet vullnet politik për të pranuar anëtarë të rinj në bllok.

“Besoj se kemi një vullnet të caktuar politik brenda BE-së se duhet dhënë prioritet zgjerimit. Këtë vullnet nuk e kemi parë në dekadën e fundit. Nëse një vend kandidat dëshmon progres bindës në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit, është e mundshme që të shohim zgjerim deri në vitin 2030, apo së paku përmbylljen e negociatave të anëtarësimit dhe nisjen e procesit të ratifikimit të Traktatit të Anëtarësimit”, thotë Jurova për Radion Evropa e Lirë.

Diplomatët në Bruksel pranojnë se edhe BE-ja, edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia kanë nevojë për dëshmi konkrete se zgjerimi i BE-së është real dhe i mundshëm.

Dhe kjo, siç thonë, mund të dëshmohet më së miri përmes pranimit të ndonjë vendi të ri anëtar.

Prej vitesh, përveç përmendjes së zgjerimit si prioritet, nuk ka pasur ndonjë rezultat të dukshëm në këtë proces. Vendi i fundit që është anëtarësuar në BE, ka qenë Kroacia në vitin 2013.

Që prej themelimit të Bashkimit Evropian nuk ka ndodhur që të kalojnë kaq shumë vite pa pasur zgjerim. Për më tepër, BE-ja ndërkohë është tkurrur nga 28 anëtare në 27, pasi Britania e Madhe ka dalë prej saj.

Tani, përkundër gatishmërisë së Komisionit Evropian për zgjerim, fati i këtij procesi varet nga vendet anëtare, pasi vendimet në Këshill miratohen me pajtimin e të 27 vendeve./REL



Ju sugjerojmë

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

23 Qershor, 2026 10:32 pm
Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
Bota

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

23 Qershor, 2026 10:26 pm
Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
Aktualitet

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

23 Qershor, 2026 9:21 pm
Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
Aktualitet

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

23 Qershor, 2026 9:16 pm
Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën
Aktualitet

Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën

23 Qershor, 2026 7:19 pm
Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor
Bota

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor

23 Qershor, 2026 6:51 pm
FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”
Sport

FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

23 Qershor, 2026 6:38 pm
Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit
Bota

Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit

23 Qershor, 2026 5:41 pm
Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme
Politikë

Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme

23 Qershor, 2026 5:30 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Kryesore

Deputetja nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë të…

23 Qershor, 2026 5:16 pm
Para
Triumfi ndaj Ukrainës, Armand Duka: Kemi potencial për të shkuar larg. Gjeorgjia na trembi pak, por jemi Shqipëria

Triumfi ndaj Ukrainës, Armand Duka: Kemi potencial për të shkuar larg. Gjeorgjia na trembi pak, por jemi Shqipëria

Kurjer Wilenski (1939) / Ju rrëfejmë 15 minutat e Mbreti Zog dhe familjes mbretërore shqiptare në stacionin e trenit në Vilnius (Lituani)

Kurjer Wilenski (1939) / Ju rrëfejmë 15 minutat e Mbreti Zog dhe familjes mbretërore shqiptare në stacionin e trenit në Vilnius (Lituani)

Harris dhe Trump me qasje të ndryshme mbi shitjet e armëve

Harris dhe Trump me qasje të ndryshme mbi shitjet e armëve
















TE FUNDIT

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
23 Qershor, 2026

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Moska mbetet e gatshme të zhvillojë negociata paqeje me Ukrainën, por vetëm mbi bazën...

Lexo më shumë

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
23 Qershor, 2026

Koreja e Veriut ka deklaruar se do të përshpejtojë forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe programit bërthamor, ndërsa lideri...

Lexo më shumë

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
23 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për Dritan Goxhajn, i cili lexoi deklaratën me disa kërkesa në protestën para Kryeministrisë....

Lexo më shumë

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
23 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 24 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}