Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FMN: Buxheti do përballet me kosto të larta, të rritet ndihma për të varfrit

2022/05/19 at 6:57 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
FMN: Buxheti do përballet me kosto të larta, të rritet ndihma për të varfrit

Ekonomia e Shqipërisë po përballet me presionet që vijnë si pasojë e luftës në Ukrainë, përmes rritjes së menjëhershme të çmimeve dhe shtrëngimit të mëtejshëm të kushteve financiare globale. Me gjasë, sektori publik do të përballet me kosto më të larta të financimit të huaj për një kohë të gjatë. Ky është një nga mesazhet kryesore të Fondit Monetar Ndërkombëtare në përmbyllje të vizitës në Shqipëri. Fondi tha se është e nevojshme të jepet më shumë mbështetje e drejtuar për shtresat në nevojë dhe për ata që janë më të ekspozuar për t’i mbrojtur nga inflacioni. Kjo duhet mundësuar brenda nivelit të shpenzimeve ekzistuese të buxhetit për vitin 2022 përmes rishpërndarjes. Kursimi i të ardhurave të mundshme të mbledhura mbi planin, si dhe një konsolidim I besueshëm nga kahu i të ardhurave në periudhën afatmesme, janë thelbësore për rikrijimin e hapësirave të nevojshme për politikën fiskale.


Fondi sugjeroi se politika monetare duhet të shtrëngohet më shumë dhe në kohë, për të frenuar trysnitë inflacioniste dhe për të orientuar sërish pritshmëritë për inflacionin brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë.

Deklarata e plotë:

“Rritja e theksuar e çmimit të energjisë dhe ushqimeve si edhe rritja e kostove të financimit të jashtëm për shkak të luftës në Ukrainë, përfaqësojnë goditjen e tretë për ekonominë e Shqipërisë në vitet e fundit. Rritja ekonomike në vitin 2022 parashikohet të jetë rreth 3 për qind, e mbështetur nga turizmi dhe ndërtimi, por e zbehur nga ndikimi i çmimeve në rritje. Inflacioni është rritur ndjeshëm mbi objektivin prej 3 për qind të bankës qendrore, duke u kthyer në inflacion me bazë të gjerë. Pritet që inflacioni të mbetet në nivele të larta gjatë muajve në vijim—nxitur nga çmimet e importit—përpara se të kthehet sërish brenda objektivit në fillim të vitit 2024, duke pasqyruar ndikimin e shtrëngimit të politikës monetare.

“Autoritetet kanë reaguar shpejt ndaj goditjes së fundit dhe disa prej masave mbështetëse të marra janë të mirëorientuara dhe të kufizuara në kohë. Autoritetet kanë marrë një vendim të drejtë që kanë shmangur uljet e përkohshme të taksave, të cilat i sjellin përfitime në mënyrë të zhdrejtë atyre që janë më mirë ekonomikisht, mund të shtrembërojnë sinjalet e çmimeve, janë të kushtueshme dhe të vështira për t’u zhbërë. Duke marrë parasysh sfidat e bordit të transparencës që monitoron çmimet e disa artikujve ushqimorë bazë, ne e shohim me vend zëvendësimin e tij me mbështetje të mirëorientuar për të varfërit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së ҫmimeve. Për këtë arsye, përpjekjet për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale në vend duhet të vazhdojnë, duke përfshirë dhe zgjerimin e mbulimit të shtresës së varfër dhe në nevojë në sektorin informal.

“Buxheti i vitit 2022 (siҫ u rishikua në mars) ka hapësirë të mjaftueshme për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë. Prandaj, çdo e ardhur shtesë përtej ҫfarë parashikohet në buxhet, duhet kursyer për të rikrijuar hapësirat e nevojshme për ushtrimin e politikës fiskale. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi kostot e financimit të jashtëm janë rritur ndjeshëm dhe mund të jenë për gjatë të larta. Sektori publik duhet të përgatitet të veprojë në kushte të jashtme më të shtrënguara. Shtesa në mbështetjen e përkohshme për shtresat në nevojë, si dhe kostot e rritura për prokurimet ose punët publike, për shkak të ngritjes së çmimeve, duhen mbajtur brenda nivelit ekzistues të shpenzimeve të buxhetit përmes rishpërndarjeve.

“Një konsolidim i besueshëm afatmesëm që bazohet në kahun e të ardhurave është tashmë edhe më i rëndësishëm për rindërtimin e hapësirave fiskale që praktikisht janë shfrytëzuar në pjesën më të madhe. Borxhi publik dhe veҫanërisht nevojat për rifinancim duhet të ulen për aq kohë sa ekonomia vazhdon të shënojë rritje. Ne e mirëpresim angazhimin e qeverisë për zbatimin e rregullave aktuale fiskale, përfshi këtu dhe arritjen e një bilanci primar të paktën zero deri në vitin 2024. Në këtë kuadër, puna për përgatitjen dhe zbatimin e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave (SAA) duhet të vaz+hdojë. Ne përgëzojmë nismën e ndërmarrë nga qeveria me mbështetjen e FMN-së, për forcimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat, që synon thjeshtimin, rritjen e efikasitetit dhe barazi më të madhe mes tatimpaguesve të cilët fitojnë lloje të ndryshme të ardhurash. Përpjekjet e qeverisë për forcimin e administrimit të të ardhurave duhet të vijojnë pa asnjë vonesë. Ne ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, duke pasur parasysh shqetësimet për ndikimin e saj në përmbushjen tatimore, si dhe rreziqet që lidhen me pastrimin e parave dhe administrimin tatimor.

“Trazirat në tregjet energjetike globale kanë rënduar më tej barrën fiskale që vjen prej sektorit të energjisë elektrike dhe theksojnë nevojën urgjente për reforma vendimtare për t’i kthyer qëndrueshmërinë financiare ndërmarrjeve shtetërore. Përveç kësaj, nevojiten ndryshime graduale të tarifave, të cilat duhet të shoqërohen me masa që mbrojnë shtresat e varfëra dhe në nevojë.

“Ne e mbështesim vendimin e Bankës së Shqipërisë për të vijuar me normalizimin e politikës monetare dhe vëmë re se ajo mbetet lehtësuese, pavarësisht rritjes së normës bazë të interesit në mars. Për të frenuar trysnitë e brendshme inflacioniste dhe për të kthyer pritshmëritë për inflacionin sërish drejt objektivit, nevojiten rritje të mëtejshme të normës bazë të interesit. Kërkohet vigjilencë, pasi vonesa e tepruar në shtrëngimin e politikës monetare mund të kërkojë më vonë rritje më të larta të normës bazë për të kthyer inflacionin në objektiv. Strategjia mbi kohën dhe masën e shtrëngimit të politikës monetare duhet të komunikohet qartë në mënyrë që të ruhet besueshmëria e bankës qendrore dhe që të ankorohen pritshmëritë për inflacionin.

Sistemi financiar deri tani ka reaguar mirë ndaj goditjeve, i mbështetur nga këmbëngulja e Bankës së Shqipërisë në forcimin e kuadrit rregullator dhe mbikqyrës. Ndërkohë që kushtet monetare shtrëngohen, vigjilenca e vazhdueshme do të jetë thelbësore për të monitoruar ndjeshmërinë e bilanceve të bankave ndaj kredive me norma interesi variabël, si dhe ndryshimit të çmimit të letrave me vlerë të qeverisë. Ne përgëzojmë përpjekjet e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë për të forcuar rezervat e kapitalit./Monitor



Ju sugjerojmë

Të moshuarit: Pensioni i 13-të, ndihmesë e madhe
Aktualitet

Të moshuarit: Pensioni i 13-të, ndihmesë e madhe

18 Qershor, 2025 2:13 pm
Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve
Kryesore

Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve

18 Qershor, 2025 2:02 pm
Sekuestrohen pasuri me vlerë 150 000 euro në Elbasan
Aktualitet

Elbasan/Shiti automjetet që mori me qira,arrestohet 40-vjeçari i dënuar për mashtrim

18 Qershor, 2025 1:47 pm
“Rama ngriti dolli për çiftin”, detaje nga dasma “mbretërore” e Alex Soros! (Fotot)
Aktualitet

“Rama ngriti dolli për çiftin”, detaje nga dasma “mbretërore” e Alex Soros! (Fotot)

18 Qershor, 2025 1:32 pm
Vijon rinumërimi për Tiranën, si lëvizën shifrat për partitë në 13 kuti votimi
Aktualitet

Vijon rinumërimi për Tiranën, si lëvizën shifrat për partitë në 13 kuti votimi

18 Qershor, 2025 1:27 pm
Zjarr në kampin e romëve në Shkodër/ Raportohen dëme të shumta materiale
Aktualitet

Zjarr në kampin e romëve në Shkodër/ Raportohen dëme të shumta materiale

18 Qershor, 2025 1:22 pm
Kontrolle për sigurinë detare në Durrës/Një Task-Forcë ka inspektuar plazhet e zonës
Aktualitet

Kontrolle për sigurinë detare në Durrës/Një Task-Forcë ka inspektuar plazhet e zonës

18 Qershor, 2025 1:14 pm
Apeli i GJKKO shtyn seancën për Vangjush Dakon, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Apeli i GJKKO shtyn seancën për Vangjush Dakon, zbulohet arsyeja

18 Qershor, 2025 1:10 pm
Situata Izrael-Iran/ “Ari i zi” i paqëndrueshëm në bursa
Bota

Situata Izrael-Iran/ “Ari i zi” i paqëndrueshëm në bursa

18 Qershor, 2025 1:04 pm
Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, Hasani: 3 mbërritën në Tiranë, 2 të tjerët..
Aktualitet

Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, Hasani: 3 mbërritën në Tiranë, 2 të tjerët..

18 Qershor, 2025 1:02 pm
Para
Opinion/ Sa e përgatitur është Shqipëria për turizmin veror?

Opinion/ Sa e përgatitur është Shqipëria për turizmin veror?

“Rithemelimi” kundër platformës së tij për PD, çfarë paralajmëron Alibeaj

Operacioni i SPAK/Alibeaj: Për t’u përgëzuar, por s’mund të shpallim fitoren

Berisha në Korçë: Rama dhe Vuçiç i bëjnë like njëri-tjetrit në Facebook, pëlqehen

Berisha në Korçë: Rama dhe Vuçiç i bëjnë like njëri-tjetrit në Facebook, pëlqehen
















TE FUNDIT

Të moshuarit: Pensioni i 13-të, ndihmesë e madhe

Të moshuarit: Pensioni i 13-të, ndihmesë e madhe
18 Qershor, 2025

Qeveria ka miratuar një plan të ri për reformimin e skemës së pensioneve në Dokumentin Politik për Moshimin, ku parashikohet...

Lexo më shumë

Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve

Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve
18 Qershor, 2025

Gjatë vitit 2024, në Shqipëri janë regjistruar 22.102 vdekje, duke u rritur me 816 vdekje në krahasim me vitin 2023,...

Lexo më shumë

Elbasan/Shiti automjetet që mori me qira,arrestohet 40-vjeçari i dënuar për mashtrim

Sekuestrohen pasuri me vlerë 150 000 euro në Elbasan
18 Qershor, 2025

Policia ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi shiti automjetet që mori me qira. Sipas uniformave blu mësohet...

Lexo më shumë

“Rama ngriti dolli për çiftin”, detaje nga dasma “mbretërore” e Alex Soros! (Fotot)

“Rama ngriti dolli për çiftin”, detaje nga dasma “mbretërore” e Alex Soros! (Fotot)
18 Qershor, 2025

Të shtunën, më 14 qershor, Huma Abedin dhe Alex Soros kurorëzuan dashurinë e tyre në një aheng madhështor. Dasma “mbretërore”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com