Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flutura Açka poezi për Edi Ramën: Ti kamikazi cullak…

2016/09/26 at 10:30 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Flutura Açka poezi për Edi Ramën: Ti kamikazi cullak…

Shkrimtarja Flutura Açka ka reaguar lidhur me debatin më të madh sot në vend, ligjin e plehrave. Në fillim ajo vë në dukje faktin se gazeta më e madhe holandeze “NRC” i ka kushtuar një shkrim të gjatë rrezikut të importit të plehrave në Shqipëri dhe më tej jep edhe mendimin e saj se pse është kundër tyre dhe kundër politikave të Kryeministrit. Në fund Açka e mbyll me një poezi për Edi Ramën.


Më poshtë komenti dhe poezia e Flutura Açkës

Të zgjohesh një të shtunë larg, dhe ta gjesh Atdheun tënd të shqyer tejkanatësh në katër faqe shkrim të gazetës më të madhe holandeze NRC, është trishtuese. Pse ikin shqiptarët nga Shqipëria? Pse të rinjtë nuk duan të rrinë më? Dhe prej tani, pasi të vërshojnë plehrat e votuar nga ‘kryeplehrat’, do të marrin arratinë të gjithë. Do të mbeten atje vetëm arkitektët e kësaj lëngate të madhe.

“Zonjë, përse ti je kaq e trishtuar për Atdheun tënd? Përse je e pakënaqur nga kryeministri yt?”, më pyeti gazetarja.

“Sepse ai, për shkak të moshës dhe shumë gjëra që na lidhin, të një brezi që jetoi mes diktaturës dhe demokracisë, si artist, si njeri që dikur (kur ishte zog i lirë) e kam lexuar me endje, më ka zhgënjyer më shumë se kushdo. Sepse për shkak të gjithë kësaj përbashkësie që kishim, më vrau shpresën. Sepse duke patur moshën time, ai më ka bërë edhe mua, dhe brezin tim, pjesë të zullumeve të tij dhe të kësaj paaftësie për të bërë një Shqipëri dinjitoze, për të cilën dua të ndihem krenare. Dhe ç’është më e keqja, helmoi edhe ata që pretendojnë të vijnë pas tij. Kjo më trishton më shumë se gjithçka. Unë nuk kam asgjë personale me të, por me modelin e tij, tek i cili shpresova. Vonë e kuptova se lufta e tij nuk ishte për të bërë një Atdhe më të mirë, por thjesht turr për te ëndrra e tij për të rigjetur jetën dhe privilegjet e dikurshme. Sepse ai, dhe bastardë që ky vend prodhoi me tepri, e kthyen Shqipërinë time të bukur nga një lëndinë të virgjër, në një shkretëtirë të pashpresë.”

Poezi

Baladë për lëndinën e virgjër

Me farë guri

ia zuri t’amblin lëndinës së virgjër

që priste birin ta donte.

Por ngjyer tiranie boja jote,

lakmusit të humorit njerëzor

ia ndërroi ngjyrën

ia zbari shijen

ia helmoi tokën

ia zuri frymën.

Me ç’materie të prishur,

mbushur silikoni i kafkës tënde

ku sheh ëndrra sulltanësh në fronë,

që veç thyejnë e shqyejnë

thërrmojnë e ngjyejnë

shpëlajnë e lyejnë

durimin tonë.

Ti kamikazi cullak,

me skeptrin e thurur

për dramën e lavdisë së rreme

me gishtërinj thonjëthyer

lëviz tani

marionetat e serive plastike

prodhuar nga e njëjta amë

pellgaçeve hidhëse të Ferrit.

Në zgrofin tënd të humnertë,

të vegjëlit të duken edhe më të vegjël.

Të paaftat coftina,

robërit plastelina,

rehatur n’pupla të shtrojnë.

Atje, në orgazëm pushtetore po kalon ngadalë,

në lavdinë tënde ‘planetare’

tek skicon me shije mundimi,

tonën lungovarre.

Utrecht, 24 shtator 2016

Etiketa: edi ramaFlutura Ackapoezi


Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
FOTO/ Si do të dukeshin valët e Wi-Fi nëse do t’i shihnim

FOTO/ Si do të dukeshin valët e Wi-Fi nëse do t’i shihnim

Shteti u rriti taksat, çmendet çmimet në zonën e ish-Bllokut

Shteti u rriti taksat, çmendet çmimet në zonën e ish-Bllokut

VIDEO/Magjistari i habit të gjithë, zhvesh lakuriq vajzën në mes të skenës

VIDEO/Magjistari i habit të gjithë, zhvesh lakuriq vajzën në mes të skenës
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}