Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flutura Açka gjen forcën e shkruan: Fli Bir, jam mirë! Ditët e mia do jenë gjithnjë më pak se falenderimet që kam marrë prej teje

2018/05/15 at 11:02 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Flutura Açka gjen forcën e shkruan: Fli Bir, jam mirë! Ditët e mia do jenë gjithnjë më pak se falenderimet që kam marrë prej teje

Shkrimtarja Flutura Açka humbi djalin e vetëm, nga një sëmundje e rëndë në moshën 18 vjecare. Sot ajo ka gjetur forcen për të shkruar disa radhë për të falenderuar miqte dhe një mesazh kumtues, theres për Birin e shtrenjte.

Nga Flutura Açka

Miqtë e mi të vyer,


Ka ditë që përpiqem të formuloj disa rreshta falenderimi për ju, por e kam patur të vështirë të ulem e të shkruaj, edhe pse jam njeri i stërvitur me fjalën. Lebetia që kalova, dhe po kaloj, e ftoh njeriun me botën, e vetmon zemrën, por vala e dashurisë dhe e merakut njerëzor që më ka rrethuar këto ditë, më ka bërë të ndjej një prani të papërmastë në këtë humbje të madhe. Nuk e kisha ditur se isha në mesin e një mbrojtjeje të tillë njerëzore, të cilën nga shkujdesja dhe nxiti i përditës, nuk kam mundur ta mas, as ta kuptoj si duhet. Në ditët e pikëllimit tim akut, kjo prani u shfaq me të gjithë peshën, shqetësimin dhe përkorien e vet. E tillë, si e askund. Miq shumë të shtrenjtë të jetës sime, të afërm e familjarë të ngushtë, morën rrugët nëpër Europë të më ishin pranë këto ditë. Mijëra e mijëra e mijëra e mijëra mesazhe e telefonata, në të gjitha format që shpiku teknologjia, më kanë mbërritur, bashkë me lutjen që t’i ndjej se janë pranë meje.

Në të vërtetë, janë pranë meje, dhe unë lutem të gjej qetësinë e duhur që t’u përgjigjem e t’i falenderoj me po atë dashuri që më kanë shkruar dhe trajtuar humbjen time këto ditë. Lexues, miq që kam takuar në jetën time, qytetarë të thjeshtë që shpesh më kanë ndalur në rrugë, të panjohur të shumtë, të njohur të largët, njerëz publikë me të cilët ende nuk kam mundur të pi një kafe, kolegë shkrimtarë dhe njerëz të kulturës shqiptare, dhe jo vetëm, të tjerë që më kanë ndjekur në qëndrimet e mia publike, miq të tjerë, mesazhet e të cilëve më kanë humbur nëpër rrjetet sociale, kanë ndarë me mua diçka nga pesha e këtyre ditëve, më të rendat e jetës sime. Secilit prej tyre, më vete, i përcjell falenderimin tim dhe mirënjohjen e thellë, duke ururar të dëgjoj vetëm lajme të gëzuara për secilin prej tyre.

Dikur, diku, kam lexuar se e vetmja gjë tërësisht e jona, është e shkuara. Por im Bir nuk është e shkuara ime, ai është vetë jeta ime. Me këtë ikje të parakohshme, im Bir më rindërtoi si njeri, më mësoi si të fal edhe të pafalshmen, më la të kuptoj se nuk mjafton vetëm të jetosh me dinjitet, por të ikësh nga kjo jetë po aq dinjitetshëm, dhe të përpiqesh të kurosh edhe në ikje e sipër, plagët e parakohshme të qenieve të dashura pranë teje.

Një djalosh i hapur ndaj botës së madhe prej studimeve ndërkombëtare, një europian fanatik dhe fantastik, një holandez i paqtë, feja e të cilit ishin ligji dhe liria, një shqiptar krenar deri në mrekullim, im Bir më dha leksonin më të çuditshëm dhe më të rëndësishëm të jetës sime: Si të gjesh tokën pas shtrëngatës në oqeanin e dhimbjes. “Mam, prova jote se më ke dashur vërtet, fillon tani. Nëse do të dish të vazhdosh. Bëj gjënë më të mirë që di të bësh! Shkruaj! Të shkruash është terapia jote. Bëje, Mam, mos hyr në spiralen e dhimbjes, atje humb.”

Tani jam e tronditur dhe nën tundimin për ta përbirë brenda meje këtë dhimbje, por kur ju mendoj juve, aq dashuri që më rrethon, trandem dhe kujtohem për kahjen kah duhet ecur.

Fli, Bir, jam mirë! Çfarëdo jete që të kem, ditët e mia të jetës do të jenë gjithnjë më pak se falenderimet që kam marrë prej teje. Ti ishte prej atyre që dite të më pasurosh edhe me ikjen tënde, ti vije, dhe vjen ende, era Njeri!

Etiketa: Flutura Ackahumbje djalimesazh


Ju sugjerojmë

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
Aktualitet

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

5 Qershor, 2026 9:12 pm
“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit
Aktualitet

“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit

5 Qershor, 2026 8:47 pm
Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë
Kryesore

Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë

5 Qershor, 2026 8:20 pm
Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin
Kryesore

Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin

5 Qershor, 2026 7:42 pm
Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve

5 Qershor, 2026 7:19 pm
“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë

5 Qershor, 2026 6:41 pm
Rama takim me banorët e Zvernecit: Hetimi nuk është për investitorët, por…
Kryesore

Rama takim me banorët e Zvernecit: Hetimi nuk është për investitorët, por…

5 Qershor, 2026 6:37 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

38-vjeçari tentoi t’i merrte armën e shërbimit efektivit, zbardhet ngjarja në Tiranë

5 Qershor, 2026 4:13 pm
Dhuna në Zvërnec, arrest me burg për dy rojet private
Kronikë

Dhuna në Zvërnec, arrest me burg për dy rojet private

5 Qershor, 2026 3:31 pm
Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus
Kryesore

Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus

5 Qershor, 2026 1:59 pm
Para
Detaje rrënqethëse/ Babai e gjeti në gjendje shoku vajzën e mitur, tre të rinj e rrëmbyen dhe tentuan ta përdhunojnë

Detaje rrënqethëse/ Babai e gjeti në gjendje shoku vajzën e mitur, tre të rinj e rrëmbyen dhe tentuan ta përdhunojnë

FOTO/ Nis seanca në Krimet e Rënda për Saimir Tahirin

FOTO/ Nis seanca në Krimet e Rënda për Saimir Tahirin

Menduat se Khloe Kardashian ja vendosi emrin vajzës prej tradhtisë? Ja cili është kuptimi i vërtetë i emrit True

Menduat se Khloe Kardashian ja vendosi emrin vajzës prej tradhtisë? Ja cili është kuptimi i vërtetë i emrit True
















TE FUNDIT

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
5 Qershor, 2026

Qytetarë dhe aktivistë nga Elbasani iu bashkuan këtë të premte protestës së organizuar kundër projektit në zonën e Zvërnecit, duke...

Lexo më shumë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
5 Qershor, 2026

Gjatë bashkëbisedimit të tij me banorët e Zvërnecit, Rama nuk i ka kursyer as ironitë me protestuesit. Ai u ndal...

Lexo më shumë

OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit
5 Qershor, 2026

Ushqimi i pasigurt vazhdon të jetë një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin publik në botë. Sipas vlerësimeve të...

Lexo më shumë

“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit

“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit
5 Qershor, 2026

Mes thirrjeve dhe mesazheve të forta politike në protestën para Kryeministrisë, një qytetar deklaroi se tubimet do të vijojnë deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}