Aktualitet

Fletushka kundër fesë islame para xhamisë, nisin hetimet nga prokuroria



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:11 - 01/07/22 |
Opi Nion

Në rrugën e Kavajës, para xhamisë “Dine Hoxha”, janë shpërndarë fletushka kundër fesë islame. Në lidhje me këtë ngjarje Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime për veprën penale të nxitjes së urrejtjes fetare. Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera nëse në lidhje me këtë ngjarje ka ndonjë person të dyshuar ose jo.

Sakaq, kjo situatë ka sjellë edhe reagimin e imamit të kësaj xhamie, Ahmed Kalaja. Ai thotë se ngjarjen e ka denoncuar në Myftinë e Tiranës.

“Unë Imami i Xhamisë Dine Hoxha, Ahmed Kalaja, deklaroj se driveri i xhamisë vetë fshihet çdo 20 ditë edhe se ngjarja në fjalë ka ndodhur edhe është njoftuar para dy muajsh. Ne zotërojmë vetëm videon e publikuar në FB. Përgjegjësinë për gjithçka u tha më sipër e mbaj unë Imami i Xhamisë Ahmed Kalaja edhe askush tjetër.” thuhet në deklaratën e imamit.

Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve, për shkak të racës, etnisë, fesë ose orientimit seksual, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja, me qëllim përhapjen e shkrimeve me përmbajtje të tilla, e kryer me çdo mjet ose formë, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.

Pas